GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Delegacioni i shtetit ballkanik, vizitë zyrtare në PE

11:59 - 14/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Delegacioni i shtetit ballkanik, vizitë zyrtare në PE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Delegacioni i Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Parlamentin Evropian (PE) në Strasburg do të ketë takime me eurodeputetët në prag të publikimit të Draft-Rezolutës së Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, informojnë nga Kuvendi.

Në përbërje të delegacionit janë Sonja Mirakovska, bashkëkryesuese e Komitetit të Përzier Parlamentar dhe anëtarët Zhaklina Llazarevska, Bajram Kadria, Zhaklina Peshevska dhe Maja Moraçanin.

Sipas programit të vizitës, deputetët do të kenë takime me eurodeputetin Tonino Picula, koordinator i Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Komisionin për Politikë të Jashtme, eurodeputetët Tijs Rojten dhe Vlladimir Bilçik, anëtarë të Komitetit të Përzier Parlamentar BE – Maqedonia e Veriut, më pas me Andreas Shider, Marion Valtsman dhe Ilhan Kjuçuk, pjesëmarrës në Dialogun e Zhan Monesë, gjegjësisht në procesin për avancimin e dialogut politik, si dhe eurodeputetja Irena Joveva, kryetare e grupit joformal Miqtë e Maqedonisë së Veriut dhe anëtare e KPP BE – Maqedonia e Veriut.

Gjatë vizitës dyditore, është planifikuar takimi me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Dejvid Mekalister, si dhe takime me raportuesit në hije për Maqedoninë e Veriut në Komisionin për Politikë të Jashtme (AFET), përkatësisht Tineke Shtrik nga grupi i të Gjelbërve, Stelios Kouloglu nga “E Majta” dhe Matiazh Nemec nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve.

“Raportuesit në hije, në emër të grupeve të tyre politike, janë përgjegjës për temën dhe luajnë rol të rëndësishëm në harmonizimin e tekstit përfundimtar të Rezolutës. Pra, drafti i parë i Rezolutës për Maqedoninë e Veriut nga raportuesi Ilhan Kjuçuk do të shqyrtohet në Komisionin për Politikë të Jashtme në fund të marsit, për të do të votohet në Komision në fund të majit dhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian pritet të jetë në mesin e qershorit”, informojnë nga Kuvendi.

 

Zhurnal.mk

Etiketa: delegacioni shteterorparlamenti europian

Lajme të lidhura

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë
Aktualitet

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26
Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik
Aktualitet

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
Para
Real Madrid-Liverpool, blindohet kryeqyteti për super sfidën

Real Madrid-Liverpool, blindohet kryeqyteti për super sfidën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë
Aktualitet

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë...

Lexo më shumë
Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com