GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PROFIL, kush është efektivi i RENEA që u kap me 113 mijë euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
PROFIL, kush është efektivi i RENEA që u kap me 113 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Morina, shefi i Trajnimeve në repartin më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, RENEA, atje ku objektivi janë personat me rrezikshmëri të lartë, dyshohet se e ka kaluar vijën e kuqe që ndan zbatimin e ligjit nga shkelja e tij.

Kolegët e tij e arrestuan në zonën e Kodrës së Diellit, me një makinë tip Audi Q8, vlera e të cilës i tejkalon pagën e tij vjetore te RENEA. Përveç vlerës së makinës, ai kishte me vete një shumë para cash prej 120 mijë euro.

Në një qese supermarketi ai kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan nga policia.

Në momentin e arrestimit, ai nuk ka bërë rezistencë dhe është shoqëruar në ambientet e drejtorisë vendore të Policisë Tiranë, ndërsa informacionet për këtë çështje janë ruajtur me “hermetizëm” në radhët e policisë.

Arrestimi i tij, do ti shërbejë Policisë për të gjetur dhe identifikuar të tjerë efektivë të RENEA që mund të jenë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.

Por kush është Altin Morina? 39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHçBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit.

Ai sot akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete. Ka dyshime se përvecc lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde. Arrestimi i tij është një tjetër alarm për përbërjen e trupës policore, ku Morina është i disati efektiv i RENEA-s që kapet në shkelje të ligjit.

Etiketa: Altin MorinaKryesore1RENEA

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Para
Zvicra në alarm: Mafia shqiptare po na pushton vendin

Zvicra në alarm: Mafia shqiptare po na pushton vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com