Vrasja e 8-vjeçarit në Fier nga Klodian Çalamani riktheu edhe njëherë vëmendjen tek krimet monstruoze që kanë shokuar opinionin publik ndër vite në Shqipëri.Rastet e pedofilisë janë raportuar vazhdimisht në media, por disa prej tyre mbeten ende të freskëta në memorien e shqiptarëve.
Ardian Prrenjasi njihet si pedofili vrasës. Ai u kap në 2013 pasi kishte rrëmbyer dhe abuzuar me një fëmijë 10 vjeçar në zonën e Laprakës në Tiranë. Ai pranoi të ishte autori i rrëmbimit edhe të fëmijës Julian Cela, të cilin pranoi se e ka vrarë. Vetë Prrenjasi rindërtoi skenën e rrëmbimit dhe të vrasjes së 11 vjeçarit Julian Cela. Ai tregoi se ka mundur ta fusë në shtëpinë e tij, në Laprakë, një lagje në periferi të Tiranës, ku më pas e ka vrarë duke e mbytur pasi fëmija kishte nisur të bërtiste. Trupin e tij të mbështjellë me batanije e kishte hedhur më pas në një kosh me plehra, ndërsa tha se kishte shkuar të nesërmen në vendgrumbullimin e mbeturinave të kryeqytetit për të verifikuar nëse trupi i fëmijës gjendej apo jo aty.
Në nëntor të vitit 2016 Prokuroria e Tiranës kërkuar 5 vite burg për ishtrajnerin e futbollit shqiptar, Sokol Metajn, një ishfutbollist i Partizanit. Kërkesë që u pranua më pas nga Gjykata e Tiranës, që e dënoi në mungesë me 5 vjet burg për ngacmim seksual, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Ish-tekniku i të rinjve të Dinamos, por që kishte drejtuar edhe ekipe si Laçi, Skrapari, Turbina, Naftëtari, Besëlidhja dhe së fundmi, ku u denoncua, drejtonte ekipin e Mamurrasit, akuzohej për ngacmim seksual ndaj një lojtari. Sipas organit të akuzës, Metaj në vitin 2015 ka abuzuar seksualisht me një 17- vjeçar.
Një histori e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një fëmijë është marrë peng dhe më pas kërcënuar me thikë, pasi kishte qëlluar autorin e ngjarjes me vezë nga ballkoni.Dritan Kola, tashmë ka përfunduar në gjykatën e Fierit, i pandehur për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Vetëgjyqësisë”.Prokurori Petrit Vukaj kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 3 vjet e 6 muaj, që me gjykim të shkurtuar zbriti në 2 vjet e 4 muaj burgim.Autori i dyshuar Dritan Kola, një pjesë të këtij dënimi e ka shlyer gjatë periudhës së qëndrimit në masën e “arrestit në shtëpi”.Në dosjen e prokurorisë thuhet se Kola e ka kapur me forcë në rrugë fëmijën e mitur dhe e ka tërhequr zvarrë, duke e futur në apartamentin e tij në 29 dhjetor 2020.Rrëmbimi me forcë dhe nën kërcënimin e një thike është parë dhe nga dy fëmijë të tjerë, të cilët kanë vrapuar dhe i kanë treguar ngjarjen gjyshit të fëmijës me inicialet E.S, i cili është kërcënuar me thikë dhe goditur me pëllëmbë në fytyrë.Këtë skenë Dritan Kola e ka kryer në sy të gruas dhe dy fëmijëve të tij. Për shkak të dhunës psiqike dhe fizike dhe kanosjes me thikë, i mituri me inicialet E.S ka urinuar nga frika ndërkohë që Dritan Kola kërkonte që ti jepte informacion se kush nga fëmijët që luanin poshtë pallatit kishte qëlluar me vezë ballkonin e apartamentit të tij.Në këtë kohë në derën e apartamentit ka trokitur gjyshi i fëmijës, shtetasi Osman.S, i cili sapo është hapur dera e shtëpisë, ka vërejtur nipin e tij duke qarë.
Monstra i Palasës Jorgo Zani ka tentuar të përdhunojë kushëririn e tij të mitur 11-vjeçar A.Zariu para se ta masakronte duke i prerë kokën.Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit të cilët prej 12 orë kanë marrë në pyetje Zanin të skeduar si përdorues droge dhe person me probleme mendore.Në trupin e të miturit 11-vjeçar janë gjetur shenja dhune ndërsa një pjesë e teshave të tij kanë qenë të grisura sqaruan burime për.Por ky nuk është krimi i vetëm i Zanit tashmë të arrestuar. Ai dyshohet se ka vrarë dhe një 9-vjeçar tjetër nga fshati Palasë pasi prej 2 ditësh nga 9-vjecari Kiço Konomi nuk ka asnjë gjurmë dhe familjarët e tij i janë drejtuar policisë.Nga deklarimet e banorëve të zonës Konomi dhe Zani prej më shumë se 5 muaj shoqëroheshin bashkë nëpër fshat dhe njiheshin si persona problematikë, hajdutë dhe ngacmues të kalimtarëve apo turistëve në zonë.Zhdukja në të njëjtën ditë e Konomit 9-vjeçar me gjetjen e trupit të paketë të 11-vjeçarit A .Zariu ka bindur hetuesit se Jorgo Zani qëndron pas kësaj ngjarje dhe kjo për faktin se Konomi mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e A.Zariut.Një tjetër pistë e hetuesve është dhe ajo e pjesmarrjes së 9-vjeçarit në të njëjtin krim me Jorgo Zanin për të vrarë A.Zariun e më pas Konomi të jetë vrarë nga Zani për të mos treguar se çfarë ndodhi në banesën e këtij të fundit.Trupi i të miturit mbetur viktimë e monstrës 36-vjecar Jorgo Zani është tërhequr nga familjarët e tij të cilët janë kthyer me urgjencë të mërkurën nga Greqia dhe këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e Fierit ku dhe jetonte familja Zariu.
Klodian Çalamani-Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin e polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe nuk kishte asnjë gjurmë. Të gjithë nisën kërkimet nëpër lagje por Mateo nuk ishte askund. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të mitur ka qenë me Çalamanin. Duke marrë shkas edhe nga e shkuara e tij efektivët kanë kryer kontrolle në banesë, ku vrasësi ka shfaqur shenja nervozizmi. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin horror, ku përveç se e kishte vrarë edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë.
Discussion about this post