GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flakët përpinë shtëpinë me 2 të moshuarit në Dropull, banorët: Burrin e gjeta te pragu i derës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet, shtëpia e djegur në Gjirokastër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku zjarri në një banesë në Dropull u mori jetën dy të moshuarve. Banorët e fshatit të cilët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë, shprehen se në momentin kur kanë parë flakët janë përpjekur të ndihmonin të ndjerët, por ishte e pamundur, pasi drutë që ata mbanin në shtëpi kanë favorizuar tej mase flakët. Ata thonë se flakët kishin arritur në 30 metra dhe ishte pothuajse e pamundur ndërhyrja.

“Rrezikoheshin shtëpi të tjera. Me kova uji shpëtuam banesën poshtë që të mos merrte flakë. Nuk kishte asnjë mundësi për t’u futur brenda. Flakët arrinin në 30 metra. Burrin e gjeta te pragu i derës, gruas i kishte rënë tavani e kishte zënë poshtë”, tregon një banor.

Ata kanë dhënë detaje pak para se burri dhe gruaja e moshuar të digjeshin brenda, duke thënë se gruan e moshuar e kishte zënë tavani poshtë, ndërsa burri është përpjekur të largohet por në prag të derës flakët e kanë përpirë, duke mos mundur që asnjëri prej të dyve të mbijetojnë. Një banore thotë se çifti i bashkëshortëve ngrohej me sobë druri dhe mund të ketë qenë gazi shkaku i zjarrit.

“Dëgjuam shpërthim. Ishin bombola gazi a çfarë ishin, nuk e dimë. Ishte ora shtatë e darkës, nuk e vumë re që në fillim, ishim brenda. bënë dritat dy tre herë shkëputje. Flaka kishte shkuar në qiell. Nuk guxonte njeri të hynte. Ra tavani, u shemb, gruan e gjetëm poshtë, në kat të parë. Ishte ngjarje shumë e rëndë. Nuk kemi fjetur gjithë natën”.

Hetimet për ngjarjen vijojnë ende, ndërsa banorët do të kujtojnë gjatë tragjedinë, teksa shikojnë inertet dhe hirin e mbetur nga zjarri masiv në fshatin e tyre

Etiketa: banesedropullViktima

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Të burgosurit e Rrogozhinës, letër Ulsi Manjës: Kërkojmë amnisti, na janë hequr shumë të drejta

Të burgosurit e Rrogozhinës, letër Ulsi Manjës: Kërkojmë amnisti, na janë hequr shumë të drejta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com