GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kokoneshi blen 350 mijë lekë 1 kosh, tenderin 18 mln lekë ia fal Sadri Abazit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetari i Bashkisë Kokoneshi është vënë nën lupën e SPAK, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të abuzojë me tenderët

Kryetari i Bashkisë Kokoneshi është vënë nën lupën e SPAK, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të abuzojë me tenderët

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kokoneshi është vënë nën lupën e SPAK, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të abuzojë me tenderët. Kokoneshi mendon se i ka shpatullat e ngrohta dhe nuk trembet që mund ketë fatin e kolegëve të tij Fatos Tushe, Lefter Alla,  Agim Kajmaku, Elvis Roshi e të tjerë të cilët kanë përfunduar në SPAK për abuzim me tenderët. Por, faktet që publikohen herë pas here po e mbushin dosjen e Kokoneshit, sidomos për abuzimet në prokurimet publike.

Duke mos iu trembur Drejtësisë, Kokoneshi ka zhvilluar tenderin e fundit dhe ka fituar një “Red Flag” nga Open Data.  Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje kosha metalik për Agjencinë e Shërbimeve Komunale”. Për këtë tender Fredi Kokoneshi ka hapur fondin me vlerë 18 milionë lekë.

Ndërkohë në dokument tregohet se do të blihen vetëm 50 kosha mbeturinash me rrota. Nga një përllogaritje e thjeshtë i bie që Kokoneshi do të shpenzojë 356 mijë lekë për një kosh. Vallë këto kosha janë prej ari dhe me efekt dezinfektues sepse nuk ka mundësi të shpenzohen kaq para për një objekt të tillë.

Gjithsesi, këto janë fakte që vërtetojnë dhe lënë shijen e abuzimit të pushtetarit duhet të hetohen nga SPAK sa më shpejt.

Korrupsioni me këtë tender merr përmasa më të mëdha kur shohim se fituesi është miku i Kokoneshit. Sipas dokumentit, tenderin e ka fituar kompania  Alko Impex Construction, e drejtuar nga Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi. Gjithsesi ky i fundit është pronari i vërtetë i firmës dhe ai që i hap rrugë për të përfituar kontrata.

Abazi ka fituar këto kohë disa tenderë nga njësitë vendore për pastrim dhe të gjitha i ka marrë pa garë. Në shkelje të ligjit, me ndihmën e Kokoneshit, Abazi ka dalë fitues. Sikur shihet në dokument, tenderi ka mungesë konkurrence, për shkak se nuk është paraqitur asnjë ofertë tjetër, përveç asaj të firmës Alko Impex Construction. Sikur kanë bërë kolegët e tij, edhe Kokoneshi ia firmosi kontratën Abazit pa e menduar dy herë.

Lexo edhe: E denoncoi/ Sadri Abazi mposht Blerim Sherën, i merr 2.7 mld lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAlko Impex Constructiobashkia divjakeDivjakeFredi Kokoneshikosh mbeturinashSadri AbaziTEDNER

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Shorti, opinioni sportiv italian në delir

Shorti, opinioni sportiv italian në delir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com