GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria e Indisë kërkesë: Të hiqet termi “varianti indian” nga mediat sociale

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Indisë ka urdhëruar platformat e mediave sociale që të heqin të gjithë përmbajtjen, ku përmendet “varianti indian” i koronavirusit. Varianti B.1.617, që fillimisht u identifikua në Indi vitin e kaluar, thuhet se është varianti më i përhapur i COVID-19 në shtetet e Azisë Jugore. Ky variant po ashtu është përhapur në Britani dhe në të paktën 43 shtete të tjera dhe termi “varianti indian” përdoret gjerësisht për t’iu referuar mutacionit të koronavirusit, që fillimisht u identifikua në Indi.

Ky urdhër i qeverisë, që u dërgua të premten nga Ministria për Informacion dhe Teknologji, vë në pah ndjeshmërinë e qeverisë ndaj akuzave për menaxhimin jo të duhur të valës së re të pandemisë. Në këtë urdhër, ministria tha se kompanitë e mediave sociale duhet “të heqin përmbajtjen” ku i referohen variantit të ri si “varianti indian”.

“Kemi kuptuar se një deklaratë e rreme që po qarkullon në internet, ku thuhet se ‘varianti indian’ i koronavirusit po përhapet në të gjitha vendet. Kjo është plotësisht e pavërtetë”, thuhet në këtë dokument, të cilin e posedon agjencia AFP. Ministria indiane po ashtu ka përsëritur thirrjet për të frenuar “lajmet e rreme dhe keqinformimin” në rrjetet sociale rreth pandemisë. Në urdhrin qeveritar po ashtu thuhet se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka lidhur asnjë shtet me variantin B.1.617 të koronavirusit. OBSH-ja javën e kaluar ka thënë se ky variant i virusit është “kërcënim global” teksa po përhapet në mbarë botën.

Disa shtete kanë vendosur kufizime për pasagjerët që vijnë nga India, që prej se u shfaq ky variant.
Përveç variantit B.1.617, deri më tani janë identifikuar disa variante të tjera, që fillimisht janë shfaqur në Britani, Brazil dhe Afrikë të Jugut. Vetë Qeveria indiane i ishte referuar si “varianti britanik” variantit të virusit që fillimisht ishte identifikuar në Britani. Qeveria indiane është kritikuar për menaxhimin e valës së re të pandemisë. Ky shtet përballet me mungesë të oksigjenit, vaksinave, shtretërve të lirë nëpër spitale si dhe ilaçeve.

Muajin e kaluar, Qeveria indiane kishte urdhëruar Twitter-in dhe Facebook-un që të hiqnin dhjetëra postime ku kryeministri indian, Narendra Modi kritikohej për menaxhimin e pandemisë. India, që prej fillimit të pandemisë, ka regjistruar 26.2 milionë raste me koronavirus dhe 295.525 viktima. Pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të viktimave janë shënuar gjatë fundit të muajit mars.

Etiketa: IndiMEDIAPandemivariantVirus

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Artan Hoxha I dërgon mesazh presidentit Meta: Paç fat, Shkelqesi….

Artan Hoxha I dërgon mesazh presidentit Meta: Paç fat, Shkelqesi….

TË FUNDIT

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet...

Lexo më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

Nga Shkodra në Vlorë! Lëvizja studentore shtrihet në të gjithë vendin, kërkohet dorëheqja e Ramës

10:32 - 16/10/26
“Ç‘punë keni ju me ata të tjerët”, Policia pengon gjimnazistët e Kamzës të futen në Tiranë

“Ç‘punë keni ju me ata të tjerët”, Policia pengon gjimnazistët e Kamzës të futen në Tiranë

10:11 - 16/10/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa publikon videon: Policë civilë hipin në makina policie pas vandalizmit në Qytetin Studenti

09:55 - 16/10/26
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

09:54 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com