GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Shkodra në Vlorë! Lëvizja studentore shtrihet në të gjithë vendin, kërkohet dorëheqja e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Revolta e studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e katërt, duke u shtrirë nga Tirana në disa qytete të tjera të vendit. Bojkoti i mësimit nuk kufizohet më vetëm në auditorët universitarë, pasi në protesta janë përfshirë edhe nxënës të shkollave të mesme.

Në Lezhë, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin që në orët e para të mëngjesit. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Pas një tentative të pasuksesshme për të hyrë në godinën e bashkisë, disa protestues kanë thyer xhamat e një gjimnazi, kanë shkulur kangjella dhe kanë dëmtuar tabela të sinjalistikës rrugore.

Në Elbasan, gjimnazistët kanë dalë sërish në rrugët e qytetit, duke vijuar për të dytën ditë bojkotin e mësimit. Nxënësit janë grumbulluar për të vazhduar protestën e nisur një ditë më parë.

Edhe në Shkodër, studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë braktisur auditorët dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit. Ata janë ndalur pranë godinave të disa fakulteteve, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë t’i bashkohen protestës. Krahas kërkesës për dorëheqjen e Edi Ramës, studentët kërkojnë uljen e tarifave universitare dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Në Burrel, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”. Edhe në Kamëz raportohet për përfshirjen e nxënësve në bojkotin e mësimit.

Ndërkohë, në Durrës, auditorët dhe ambientet universitare janë paraqitur bosh këtë të premte. Deri në orët e paradites nuk ka pasur informacion për një vendgrumbullim të ri të studentëve apo për organizimin e një marshimi në qytet.

Në Vlorë, bojkoti i mësimit ka vijuar në universitet, ndërsa studentët kanë njoftuar një protestë përpara rektoratit në orën 10:00. Një pjesë e tyre janë mbledhur në auditore për t’u organizuar përpara nisjes së protestës.

Qendra kryesore e revoltës mbetet Tirana, ku protestat e tri ditëve të mëparshme janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit. Gjatë këtyre protestave janë regjistruar hedhje gurësh, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përdorim i gazit lotsjellës nga policia.

Edhe sot është paralajmëruar protestë e dhunshme, e cila pritet të nisë nga minuta në minutë.

Etiketa: doreheqjeprotestevendi

Lajme të lidhura

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
Aktualitet

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

16:52 - 05/11/26
Protestuesit takojnë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, denoncojnë dhunën policore dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës
KRYESORE

Protestuesit takojnë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, denoncojnë dhunën policore dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

16:45 - 05/11/26
Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false
Aktualitet

Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false

16:41 - 05/11/26
Para
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
Aktualitet

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

16:52 - 05/11/26

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve për...

Lexo më shumë
Protestuesit takojnë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, denoncojnë dhunën policore dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit takojnë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë, denoncojnë dhunën policore dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

16:45 - 05/11/26
Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false

Skandal në doganë, mallrat me vlerë 237 mijë euro u deklaruan vetëm 46 mijë, ja skema me dokumente false

16:41 - 05/11/26
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7

15:31 - 05/11/26
Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

15:14 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com