GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Stano nuk flet, takimi i Ohrit… mes heshtjes së plotë

15:37 - 18/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Stano nuk flet, takimi i Ohrit… mes heshtjes së plotë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar konferenca për media e zëdhënësit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano i cili nuk dha shumë detaje rreth asaj që po ndodhë atje, e madje, nuk pranoi pyetje as nga gazetarët. Çka bëri të ditur ai?

Stano nuk ka treguar as nëse ka filluar takimi tre palësh mes Bashkimit Evropian, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ndonëse gazetarët tentuan që të marrin detaje rreth kësaj, ai u largua nga vendi ku po mbahej konferenca për media.

 

Nuk dihet kur përfundon takimi

Në fakt, zëdhënësi i BE-së nuk ka dijeni as se kur mund të përfundojë takimi, duke ditur rrjedhën e diskutimeve të nivelit të lartë që ka pasur raste kur ka zgjatur deri në tetë orë.

“Në fund të takimit të ditës së sotme ai do të dalë para mediave, nuk e dimë kohën, por do t’ju informoj përmes kolegëve këtu. Me dialogun siç jemi mësuar nuk e dimë se kur do të përfundojë, por shpresojmë që ky takim do të përfundojë dikur pasdite apo në mbrëmje.” – ka thënë ai.

Ndonëse u raportua se përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell do të mbajë konferencë për media, Stano ka konfirmuar se ai vetëm do të deklarohet para gazetarëve, dhe nuk mund të kërkohen sqarime shtesë.

“Kur ky nivel i takimit të Lartë të përfundojë, përfaqësuesi i Lartë do të dalë këtu dhe do të flasë. Nuk do të jetë konferencë për media dhe gazetarët nuk do të kenë mundësi që të bëjnë pyetje e të marrin sqarime shtesë.” – tha ai.

Më pas, Stano shtoi: “Pra, vetëm deklarim, nuk ka pyetje, çdo gjë do të jetë në gjuhën angleze.”

Veç kësaj, Stano nuk pranoi të japë kurrfarë informacioni rreth takimit, duke i paralajmëruar fillimisht gazetarët për këtë.

“Do t’ua kursej energjinë, mos më pyesni pyetje rreth përmbajtjes, nuk do të tregoj asgjë.” – ka thënë ai.

 

Për çfarë jemi në dijeni?

Më së paku, ajo që jemi dijeni është se ndërmjetësuesit evropianë, Mirsolav Lajçak e Josep Borell mbajtën një takim në mëngjes fillimisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Më pas, ata takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti – takime këto që zgjatën të dyja rreth nga një orë.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këto takime pasi që asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për media, megjithatë, më herët është konfirmuar se do të diskutohet rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin palët veç se e kanë pranuar.

Ndërkohë, është përfolur shumë edhe për arritjen e marrëveshjes dhe formalizimin atje, çështje për të cilën është deklaruar emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“…ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.” – tha ai në një intervistë për REL-in.

Etiketa: KosovaPeter StanoSerbiatakimi i ohrit

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Shqiptari arratiset nga burgu grek

Shqiptari arratiset nga burgu grek

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com