GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Urdhër-arresti ndërkombëtar, Vuçiç merr në mbrojtje Putinin

në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin i premton Vuçiçit gaz të lirë: Çfarë biseduan për Kosovën?

SOCHI, RUSSIA – DECEMBER 4, 2019: Russia's President Vladimir Putin (L) welcomes his Serbian counterpart Aleksandar Vucic before a meeting at Bocharov Ruchei residence. Mikhail Metzel/TASS Ðîññèÿ. Ñî÷è. Ïðåçèäåíò ÐÔ Âëàäèìèð Ïóòèí è ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ (ñëåâà íàïðàâî) âî âðåìÿ âñòðå÷è â ðåçèäåíöèè "Áî÷àðîâ ðó÷åé". Ìèõàèë Ìåòöåëü/ÒÀÑÑ

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “do të ketë pasoja të rënda politike” dhe do të shërbejë vetëm për të zgjatur luftën në Ukrainë.

Komentet e Vuçiçit vijnë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) të premten, për krime të dyshuara lufte.

Por Vuçiç, i cili më parë ka pasur lidhje të ngushta me Putinin dhe ka qenë kundërshtar i zëshëm i gjykatave ndërkombëtare për krimet e luftës, thotë se ky ishte një vendim i keq.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se urdhër-arresti “do të ketë pasoja të rënda politike” dhe tregon se “ka një ngurrim të madh për të folur për paqen (dhe) për armëpushimin” në Ukrainë.

“Pyetja ime është tani që e keni akuzuar për krimet më të mëdha të luftës, me kë do të flisni tani?”, shtoi zoti Vuçiç.

“A mendoni vërtet se është e mundur të mposhtet Rusia në një muaj, tre muaj apo një vit?”, tha më tej ai.

Presidenti serb tha se nuk ka “nuk ka dyshim” se qëllimi kryesor i Gjykatës (ICC) është të vështirësojë komunikimin për Putinin.

I pyetur nëse lideri rus do të arrestohej nëse do të vizitonte Serbinë, Vuçiç tha se është “një pyetje e kotë” pasi përderisa lufta vazhdon, “Putini nuk ka ku të shkojë”.

Serbia ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë gjatë gjithë konfliktit dhe është i vetmi shtet europian që nuk ka vendosur sanksione ndërkombëtare kundër Moskës.

Por ajo po kërkon gjithashtu anëtarësimin në BE dhe dje ra dakord të shkojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën pasi refuzoi të njohë shpalljen e pavarësisë së këtij shteti në vitin 2008, një refuzim që e ka bërë edhe Putini.

Etiketa: PutinVucic

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Bilanci i Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

10 qytetarë të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së mërkurë nga të njëjtat kushte atmosferike, duke sjellë mot...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com