GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Takimi i Ohrit, Turqia e kënaqur me ujdinë por pret rezultate

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
BE publikon pikat e aneksit për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka mirëpritur ujdinë midis dy vendeve duke shtuar se pret që të dy palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka cilësuar të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Përmes një komunikate për media, ky dikaster e ka  mirëpritur ujdinë midis dy vendeve duke shtuar se pret që të dy palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

“Mirëpresim që në prag të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë në Ohër. Shpresojmë që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

 

Po ashtu, në këtë njoftim theksohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vendi ynë ka kontribuar në këtë proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundmi pati takime të ndara si me presidentin serb Vuçiç ashtu edhe me kryeministrin e Kosovës Kurti”, vijon njoftimi.

 

Ndryshe, të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Duke iu adresuar gazetarëve, ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme”.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

Syri

Etiketa: KosovaSerbiatakimi i ohritTurqia

Lajme të lidhura

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor
Aktualitet

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor

10:56 - 05/06/26
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në  Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme

10:49 - 05/06/26
Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim
Aktualitet

Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

10:23 - 05/06/26
Para
24 vite nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

24 vite nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor
Aktualitet

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor

10:56 - 05/06/26

Me dhimbje të thellë dhe mes lotëve të familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve, i është dhënë sot lamtumira e fundit...

Lexo më shumë
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në  Prokurorinë e Posaçme

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme

10:49 - 05/06/26
Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

10:23 - 05/06/26
Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri

Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri

09:59 - 05/06/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri)

09:48 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom