GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bylykbashi: Paratë në tubin e aspiratorit, prova e korrupsionit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi përplaset me Veliajn: Po pastron paratë e pista me ndërtimet pa kriter
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Oerd Bylykbashi, në një reagim në Facebook ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion. Bylykbashi ka rikthyer në vëmendjen grabitjen e kryer nga pastruesja Rozeta Dobi në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi, ku edhe punonte prej vitesh.

“Ndiq paranë” që të çon tek mafia ishte koncepti që vendosi prokurori i Palermos Gaetano Costa, i vrarë në 1980. “Ndiq paranë” u perfeksionua nga Giovani Falcone që çoi në burg dhjetëra mafiozë. Në fund edhe Falcone u vra në 1992”, shkruan Bylykbashi në statusin e tij.

Statusi:

Tubi i Rozetës si Guri i Rozetës

Në vitin 1799 një oficer francez, gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt, gjeti një pllakë me mbishkrime në dy gjuhë: njëra me hieroglife egjptiane, dhe tjetra në greqishten antike.

Askush nuk i kishte zbërthyer deri atëherë hieroglifet egjiptiane, por teksti në greqishten antike shërbeu si çelës për një zbulim të madh, të kuptohej alfabeti egjiptian antik. “Guri i Rozetës” sot shërben si term për të nënkuptuar diçka që shërben si kod për të çkoduar një mister.

Kërcim në kohë dhe ja tek jemi sot, kemi një “Gur Rozete” modern:

Tubi i Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit te kryeministrit.

Ky tub aspiratori shërben si një tjetër çelës që zgjidh misterin mes shkakut dhe pasojës, mes të korruptuarit dhe korrupsionit. Ditën kur foli, Rozeta e shtriu tubin deri tek kryeministri.

Tubi i Rozetës, pastrueses, ishte plot me “llum” me vlerë.

Para korrupsioni. 500 mijë euro që turpërojnë agjentin McGonigal që u shit për 225 mijë dollarë.

“Ndiq paranë” që të çon tek mafia ishte koncepti që vendosi prokurori i Palermos Gaetano Costa, i vrarë në 1980. “Ndiq paranë” u perfeksionua nga Giovani Falcone që çoi në burg dhjetëra mafiozë. Në fund edhe Falcone u vra në 1992.

Pra koncepti funksionon fort dhe i dhemb mafies.

Inceneratorët janë aferë tipike mafioze. Tubi i aspiratorit me paratë që vazhdojnë e thithen nga xhepat e shqiptarëve, është Guri i Rozetës që zbërthen këtë aferë mafioze.

Mjafton që SPAK të ndjekë paratë e tubit të Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit të Kryeministrit dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Sepse atë ditë do të ishte hapur Kutia e Pandorës.

 

Etiketa: bylykbashikorrupsionKryesore1para

Lajme të lidhura

Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni
Aktualitet

“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

13:47 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
Para
I paguan edhe pse nuk e njohin si shtet, rasti… unik

I paguan edhe pse nuk e njohin si shtet, rasti... unik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë
Botë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

Lexo më shumë
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet

14:26 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com