GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Halli i Veliajt s’janë qytetarët, por karrigia e Ramës

14:57 - 21/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: 30% e administratës së bashkisë do jenë të rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës së bashku me zëdhënëse e fushatës së tij, Silvi Bardhi, kanë shkuar sot në Kashar të Tiranës, prej nga ku kanë treguar mbetjet e një investimi të rëndësishëm që duhej të ishte realizuar që në vitin 2016: Impiantin e ujërave të zeza të Tiranës, me qëllim që ato të mos e përshkojnë kryeqytetin mes për mes.

Por, siç mund të konstatohet ende sot në vitin 2023, impianti nuk është ndërtuar sepse kryebashkiaku socialist Erion Veliaj ka probleme të tjera më madhore sesa problemi i qytetit.

Deklarata:

“Ndodhemi në Kashar, në vendin ku do të duhej të ishte impianti i përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1 milionë banorë të Tiranës, – tregoi znj. Bardhi. –  Në këtë zonë ne kemi ardhur për të dëshmuar se një investim që duhej bërë që në vitin 2016 dhe I nisur në vitin 2014 nuk është bërë ende.

Të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Tiranës shkojnë në lumin Erzen dhe më pas ndotin Adriatikun. Kjo është një e vërtetë që ne kemi ardhur ta dëshmojmë. Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës së bashku me zëdhënëse e fushatës së tij, znj. Silvi Bardhi, kanë shkuar sot në Kashar të Tiranës, prej nga ku kanë treguar mbetjet e një investimi të rëndësishëm që duhej të ishte realizuar që në vitin 2016: Impiantin e ujërave të zeza të Tiranës, me qëllim që ato të mos e përshkojnë kryeqytetin mes për mes. Por, siç mund të konstatohet ende sot në vitin 2023, impianti nuk është ndërtuar sepse kryebashkiaku socialist Erion Veliaj ka probleme të tjera më madhore sesa problemi i qytetit.

Dhe në fakt nuk e meriton asnjë kryeqytet europian këtë lloj realiteti dhe aq më tepër kryeqyteti jonë Tirana.

Historiku i investimit

Historia është shumë e thjeshtë. Investimi ka nisur që në vitin 2014 ku ka patur kohë, ju shihni tabelën pas nesh, ka patur kohë deri në dhjetor të 2016 për t’u mbyllur ky investim dhe për mos ta lënë Tiranën të vetmin kryeqytet në Europë ku ujërat e zeza kalojnë përmes kryqytetit .

Të gjithë e dimë që ujërat e zeza kalojnë çdo ditë përmes Lanës, kështu që kjo tregon pikërisht fokusin kryesor që ka sot kryetari i bashkisë.

Ai nuk e ka fokusin fare te problemet e qytetit, nuk e ka fokusin fare te hallet, te shqetësimet e qytetarëve, por e ka te loja politike, te karrigia e Edi Ramës dhe te lufta e brendshme në Partinë Socialise.

Kjo nuk I intereson qytetarëve. Qytetarëve iu intereson që investimet që vijnë, paratë e taksapaguesve, por edhe kur janë donacione, kur janë edhe para të huaja të partnerëve ndërkombëtarë që vijnë për të ndihmuar edhe për të rregulluar jetën e këtyre qytetasve, ato para të shkojnë në destinacion. Ky është një nga të shumtat raste, ky projekt, ku paratë dhe vullneti kanë qenë të gatshme, por mungon vullneti i kryetarit të bashkisë, sepse fokusi ii tij nuk është aspak përditshmëria juaj, halli dhe problem i qytetarit, por është halli i tij personal dhe sa bukur del ai në televizor.

Premtimet

Unë sërish jam këtu për të dhënë zotimin tim që do të vij shumë shpejt dita pas 14 Majit që së bashku ne të punojmë për Tiranën.  Do të kemi një kryetar bashkie edhe një bashki që punon për qytetin dhe jo qytetin që punon për kryetarin e bashkisë.

Nuk do të kemi më para të taksapaguesve që shkojnë për luks, për paga për qoka, por këto para do të shkojnë për shërbime. Do shkojnë për kopshte, për shkolla, për çerdhe, për rrugë, për të përmirësuar komplet infrastrukturën në Tiranë dhe do të shkojnë aty ku i nevojiten qytetit.

Duke mos harruar një nga premtimet e mia kryesore që dhe paratë e inceneratorit të Tiranës nuk do të shkojnë më për t’u djegur, se e vetmja gjë që ka ndodhur me inceneratorin është që janë djegur milionat e eurove të kryeqytetit dhe janë para korrupsioni, por ato para korrupsioni do të stopojnë që në datë 15 Maj dhe do të destinohen për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe që aq shumë i nevojiten kryeqytetit tonë.

Etiketa: KelliciKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan
Breaking Views

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Përjashtohen 38 operatorë nga tenderët publikë

Përjashtohen 38 operatorë nga tenderët publikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan
Breaking Views

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mos pranuar heqjen e imunitetit të Belinda...

Lexo më shumë
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com