GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Më 2022 u shpenzuan 21 milionë euro për hekurudhat

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Më 2022 u shpenzuan 21 milionë euro për hekurudhat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Transporti hekurudhor ka marrë gjatë vitit të shkuar të paktën 21 milionë euro të cilët kanë shkuar për ndërhyrje në rrjetin dhe veprat ekzistuese, studime e konsulenca por pjesa e luanit i ka takuar projektit të rehabilitimit Tiranë-Durrës dhe zgjatimit të Rinas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raportoi se pjesa më e madhe e shpenzimeve që kanë shkuar për programimin e transportit hekurudhor janë me financim të huaj duke u dominuar në mbi 63 për qind nga ndërtimi i linjës së re që po mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Konkretisht me financim të brendshëm janë të paktën pesë projekte ku janë kryer shpenzime. Së pari për produktin “Sistem Hekurudhor i Reformuar”, ku përfshihet subvencioni për mbështetjen e hekurudhës, janë planifikuar 501 milion lekë dhe janë realizuar 501 milion lekë.

Po kështu për produktin “Inspektime Hekurudhore të kryera” janë planifikuar 15,2 milionë lekë dhe janë realizuar 14.2 milionë lekë. Për produktin “Përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore” janë realizuar 49 milionë lekë për dy projektet: 1. Rikonstruksion i linjës hekurudhore Milot – Lezhë, realizuar në 3,545 mijë lekë ose 100%. 2. Riparim vepra arti, realizuar në 45,684 mijë lekë ose 99.5%.

Me financim të huaj janë të paktën 14 milionë euro të cilat kanë shkuar për projekte të të ndryshme por katër më kryesorët janë të lidhura me Tiranë-Durrës. Të tilla janë: supervizioni i punimeve “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore për në aeroportin e Rinasit; hartimin e projektit të detajuar të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4km) si zgjatim i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë; rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës; termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas; rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas 2.

Në sy bien edhe projekte të tilla si hartimi i Projektit preliminar Rrogozhinë-Pogradec-Lin (Kufi me Maqedoninë e Veriut), studim i Fisibilitetit dhe Projekt-ide për lidhjen hekurudhore Durrës – Prishtinë apo plani i Menaxhimit të Aseteve dhe Metodologjia e Tarifimit në Hekurudhat Shqiptare./Monitor

Të tjera shpenzime janë dedikuar për produktin “Rritja e disponbilitetit të mjeteve lëvizëse” ku për paisje informatike për Hekurudha dhe rikonstruksion i reparteve dhe linjave hekurudhor.

Etiketa: DurrëshekurudhaKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Ja si lexohen chat-et në WhatsApp pa i hapur ato

Shtohet kontrolli në grupet e bisedave në WhatsApp - Ndryshimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com