GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, është nën hetim nga SPAK për disa ndërtime pa leje, por ai vazhdon me afera korruptive

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, është nën hetim nga SPAK për disa ndërtime pa leje, por ai vazhdon me afera korruptive

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, është nën hetim nga SPAK për disa ndërtime pa leje, por ai vazhdon me afera korruptive nën hundën e Prokurorisë.  Pak ditë më parë Gijotina.com tregoi  lëvizjet e paligjshme të bëra me disa kontrata për asfaltimin e rrugëve. Ndërkohë sot do të publikojmë dy kontrata të tjera që janë gjithashtu në shkelje të ligjit dhe do të shpërdorojnë 173 milionë lekë nga xhepat e taksapaguesve krutanë.

Tenderi i parë ka si objekt “Sistemim-asfaltim i rrugës “Albanopolis” (Lagja Sallake), Krujë”. Për të hedhur një shtresë asfalti në këtë rrugë, Bushi do të shpenzojë 85 milionë lekë.  Ndryshe nga kontratat e tjera, këtë projekt Bushi planifikon që ta përfundojë deri në fillim të majit 2023, pasi ka lënë afat 40 ditë.

Ndërkohë e përbashkëta është se edhe këtë tender e ka dhënë pa garë, duke ia falur biznesmeni të privilegjuar të pushtetit.

Për këtë tender kanë paraqitur oferta firma “Bami shpk” dhe ‘’K.TURJA shpk”. Kjo e fundit ka pasur ofertën më të lirë, por është skualifikuar që në vlerësimin e ofertave me argumentin se  nuk ka paraqitur në kohë sigurimin e kontratës.

Kështu, në garë mbeti vetëm kompania e biznesmenit Besnik Bami. Ky i fundit firmosi kontratën dhe xhiroi në arkën e biznesit 85 milionë lekë pa asnjë lloj konkurrence. Rezultati që presim është një shtresë asfalti që do të hidhet në këtë rrugë, se të paktën kaq parashikon kontrata. Investimi, referuar rasteve të ngjashme, mund të bëhej me një vlerë edhe më të lirë.

Dhuratat e Bushit për Bamin nuk mbarojnë

Në të njëjtën ditë, Bushi ka firmosur një tjetër tender për Bamin. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sistemim-asfaltim i rrugëve “Cacëve”, “Xhafëve” dhe “Stafukëve Fushë”, fshati Larushk. Edhe për këto rrugica të fshatit Larushk, Bushi pret t’i mbyllë punimet në fillim të majit. Këtu vlera e vënë në dispozicion është  88 milionë lekë.

Sërish një vlerë shumë të lartë për asfalt në 3 rrugica. Këtë e tregojnë edhe ofertat e operatorëve, të cilët tregojnë se mund të mbyllin këtë projekt me 60 milionë lekë. Por, sërish Bushi ka dashur të shpenzojë më shumë dhe ka zgjedhur ofertën e “Bami shpk” me vlerë  65 milionë lekë.

 

Gjithsesi për kryebashkiakun Bushi ka rëndësi të nënshkruajë sërish me Besnik Bamin, të tjerat nuk i interesojnë.

Kështu, në shkelje të ligjit, Bami futi në xhepin e kompanisë brenda një dite 173 milionë lekë nga Bashkia Krujë.

Besnik Bami është rikthyer sërish në sagën e përvetësimit të tenderëve. Ndërsa emri i tij është mjaft i lakuar për përfitime përmes prokurimeve të paligjshme. Vetëm për vitin që lamë pas Bami shpk ka rrëmbyer 18 tenderë pa garë, të cilat nga Open Data Albania janë listuar te kontratat me “Red Flag”. Pjesa më e madhe janë nga Bashkia Tiranë.

Nuk duhet të harrojmë edhe miliona eurot e marra nga projekti për Aeroportin e Kukës, i cili ende nuk plotëson kërkesat e shënuara sipas kontratës koncesionare.

“Bami” sh.p.k. në bashkëpunim me firmën “Global Technical Mechanichs” u shpallën fitues të tenderit me objekt “Zgjerimin e aeroportit të Kukësit dhe operimin për 35 vjet të tij me koncesion”.

 

Lexo edhe: Artur Bushi i fal tenderin për asfalt Besnik Bamit, oligarkut të aeroportit Kukës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAeroporti i KukesitArtur BushiasfaltBashkia KrujeBesnik Bamitender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
KE: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen

KE: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com