GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Fierit, GJKKO kalon dosjen për gjykim

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Nën sekuestro nga SPAK, ERE licenson Inceneratorin e Elbasanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen penale për inceneratorin e Fierit duke bërë edhe disa ndryshime.

Ndërkohë, togat e zeza pushuan akuzën për Robert Shabanin, i përfaqësuar kënga avokati Jurgen Sinani, pasi më herët ishte gjykuar njëherë për këtë akuzë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Ndërkohë, Gjykata ka rikualifikiar veprat penale për 5 të pandehur, mes të cilëve Alqi Bllakon, Klodian Zoton,  Arben Dervishaj,  Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciafaglione.

Për Bllakon, GJKKO vendosi ta akuzohet për korrupsion të funksionarëve /jo zyrtari të lartë dhe për shpërdorim detyre. Për Dervishajn i cili akuzohej për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe shpërdorim detyre, akuza e fundit bie, dhe rikualifikohet e para, duke u akuzuar për falsifikim dhe korrupsion pasiv në sektorin privat.

Për Klodian Zoton, rrjedhimisht bie akuza e korrupsionit të zyrtarëve të lartë duke u akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. E njëjta vepër rëndon e rikualifikuar për Arjola Kodrën e Giuseppe Ciaffaglione. Nëse do të gjykohet kjo dosje me procedurë të zakonshme apo me gjykim të shkurtuar, do të vendoset gjatë procesit në themel.

Nga ana tjetër gjykata ka pushuar çështjen ndaj Enver Sheshit pasi ky i fundit ndërroi jetë pak muaj më parë. Në një deklaratë për gazetarët, avokati i të pandehurve deklaroi se ka devijim të hetimit në lidhje me këtë çështje.

“Ka qenë detyrë e administratorit të ri dhe ministrit të ri që ka zëvendësuar Lefter Kokën. Është devijuar hetimi dhe kjo për mua është skandaloze. Personat që kanë shkelur rregullin e koncesionit. Nuk ka asnjë akt në dosje se kush e ka vendosur zëvendësimin e firmës.

Ekziston një vendim kur r kanë zëvendësuar si ortak nga Lefter Koka. Thotë që jam dakord që të zëvendësohet si ortak me kushtin që të përmbushë kushtet.  Nuk e di kush ka qenë ministër në shtator. Nuk e di nëse është i përfshirë apo nuk ka marrë pëlqimin e kësaj ministri. A e kanë njoftuar ministrin? Këtë nuk e di. Ka devijim të hetimit. Nuk mund të ngrihet akuzë”, tha avokati.

Gjyqtari special paraprak ka ndryshuar akuzat për Alqi Bllakon dhe Arben Dervishaj, të dy të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke lehtësuar ndjeshëm pozitën e tyre, nëse shpallen fajtor në përfundim të procesit gjyqësor.

Cila është diferenca?

Neni 260 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë…”, ka një marzh dënimi nga 4 deri në 12 vjet burgim.

Ndërkohë që gjykata vendosi që Bllako të akuzohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve publikë..”, sipas nenit 259 të Kodit Penal, që parashikon një marzh më të ulët dënimi, e konkretisht nga 2 deri në 8 vjet burgim.

Po ashtu, Gjykata ka vendosur të rrëzojë dy nga tre akuzat që SPAK kishte ngritur ndaj Arben Dervishaj, mbikqyrës i punimeve të inceneratorit të Fierit dhe njëkohësisht zyrtar i lartë në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Dervishaj akuzohej nga Prokuroria e Posaçme për “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në bazë të këtyre veprave, Dervishaj rrezikonte dënimin deri në 7 vjet për “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal; si edhe nga 2 deri në 8 vjet burgim për “Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë”.

Ndërkohë, gjykata kërkoi nga SPAK që të riformulojë akuzat, duke e risjellë dosjen me akuzat e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Me akuzat që vendosi gjykata, pozita e Dervishaj lehtësohet ndjeshëm.

“Falsifikimi i dokumentave”, i parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal parashikon dënim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Ndërkohë, korrupsioni pasiv në sektorin privat”, parashikon 6 muaj deri në 5 vjet burgim, sipas nenit 164/b të Kodit Penal.

 

 

Etiketa: dosjagjykimincenerator

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Netanyahu takohet me Sunak në mes të protestave

Netanyahu takohet me Sunak në mes të protestave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com