GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VIDEO/Këlliçi takim me qytetarët: I është prishur terezia Veliajt

15:14 - 27/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/Këlliçi takim me qytetarët: I është prishur terezia Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u ndal në zonën e Kombinatit, në kuadër të turit të takimeve me qytetarët.

Këlliçi shtrëngoi duart me banorë dhe përfaqësues të biznesit në zonë, të cilët treguan me dëshpërim se si Bashkia e Tiranës i ka braktisur.

Banorëve të Kombinatit, Belind Këlliçi u përsëriti premtimin për transport publik falas pasi të zgjidhet kryetar i bashkisë në 14 maj, ndërsa shpjegoi edhe se ku do të gjenden paratë për mbajtjen e këtij premtimi.

“Ishte mërzitur Erion Veliaj se kam dhënë premtim se do e bëjë transportin publik pa lekë. Ka 24 orë, ka turr njerëzit, më sulmojnë mua, ku do i gjejë Belind Këlliçi lekët. 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm paska lekë. 20 milionë euro, që bën total kjo që kam premtuar unë, nuk paska lekë! Për pensionistët, për fëmijët, për të varfër, nuk paska lekë. 430 ka me vjedh, 20 milionë për t`ua dhënë njerëzve nuk ka. Se pyesin, jo po ku do t`i gjejë lekët. Janë lekët”-tha ndër të tjera Këlliçi.

Gjatë takimeve në Kombinat, Belind Këlliçi takoi shumë subjekte tregtare, të cilët treguan situatën e vështirë që po kalojnë për shkak të mungesës së fuqisë blerëse, por edhe të shtimit të taksave dhe tarifave vendore nga bashkia.

“Është varfëruar vendi, s`ka rini më, nga 50 vjeç e lartë është. Kam dalë që në orën 7:00 të mëngjesit dhe kam bërë vetëm 1200 lekë të reja xhiro”- u shpreh një shitës rrobash.

“Është kot. Populli ka shkuar në zero. Nuk hap dot një biznes, më parë të vijnë taksat dhe tatimet e shtetit se sa fillon të punosh”-u shprehën administratorët e një bari në Kombinat.

Belind Këlliçi premtoi se pas 14 majit do të ketë reduktim drastik të taksave për biznesin.

“Reduktim drastik të taksave se nuk i dilet kështu. Taksat edhe pse janë rritur më shumë, ky i ka ngritur 6-10 herë, arkëton më pak sesa kur ishin më pak taksat, se shkojnë te xhepi i zyrtarëve, te arka personale e këtyre, jo te arka e bashkisë”,-u shpreh Këlliçi.

Belind Këlliçi takoi edhe xhaxhain e të ndjerit Ardit Gjoklaj, të miturit që disa vite më parë humbi jetën tragjikisht në landfillin e mbetjeve urbane në Sharrë, ndërsa bashkia e Tiranës nuk mbajti kurrë përgjegjësi. Sikur të mos mjaftojë kjo dhimbje, xhaxhai por dhe prindërit e Ardit Gjoklajt po përballen edhe me problemin e banesave që preken nga projekti i rindërtimit në Kombinat.

Etiketa: KelliciKryesore1qytetareVeliaj

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Cllevio “nuk i ndahet” burgut, arrestohet nga policia ndërsa ishte live në Instagram

A ka ‘gisht’ Clevio në atentatin ndaj Top Channel? RENEA kontroll..

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com