Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé prej një jave është në rolin e kapitenit të skuadrës franceze. Lideri i ri i “Gjelave” mban me krenari shiritin e tij në krah dhe deklaron me bujë se do të thyejë rekordin e Michel Platini, duke u shprehur se ky është thjesht “objektivi i radhës për t’u arritur” prej tij.
Kylian Mbappé, e ndjen veten mbret në qendër të epokës së re, në dhomat e zhveshjes tani që Varane dhe Mandanda janë tërhequr nga përfaqësuesja, ndërkohë që dhe Paul Pogba me N’Golo Kante mungojnë për shkak dëmtimesh. Le Parisien, në edicionin e saj raporton pak më shumë për ata që formojnë çdo ditë rrethin e ngushtë të Kylian Mbappé.
Në dhomat e zhveshjes, veçanërisht gjatë sekuencave të turbullta të transmetuara nga Federata Franceze e Futbollit, Kylian Mbappé është i rrethuar nga Marcus Thuram dhe Youssouf Fofana, Ibrahima Konaté dhe Camavinga gjithashtu afër. Parizieni thotë, se më të afërt me të në dhomat e zhveshjes janë Marcus Thuram dhe Camavinga.
Sakaq Antoine Griezmann, nga ana e tij, mund të mbështetet në miqësinë e tij me veteranët Giroud, Pavard dhe Théo Hernandez. Epo, vetëm i bashkuar, që nuk mund të quhet ky ekip.
Discussion about this post