GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria U-21, sa shumë e pafat kundër Polonisë

18:31 - 27/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria U-21, sa shumë e pafat kundër Polonisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria e 21 vjeҫarëve ka zhvilluar pasditen e sotme në Antalia të Turqisë miqësoren e dytë ndaj Polonisë dhe janë mundur me rezultatin 2-0, në një ndeshje shumë të “ҫuditshme” duke parë që në 90 minuta kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi ishin dominues përballë kundërshtarëve polak.

Trajneri Bushi hodhi në fushë këtë formacion titullar: Shqipëria U-21: Simoni; Buxhelaj, Mitaj, Preka, Dajko; Berisha; Ismaili, Pajaziti; Kurtulan, Shpendi; Toҫi.

Dy ndryshime në mbrojtje për trajnerin Bushi në krahasim me ndeshjen e fituar ndaj Azerbajxhanit me Elmando Gjinin dhe Agan Mjaki që për shkak impenjimesh me klubet e tyre dhe dëmtimesh nuk ishin titular dhe u zëndësuan nga Dajko dhe Preka.

Loja fillon me kuqezinjtë që kanë zotërimin e topit por goditen në minutën e 11-të pas një gabimi në qendër të mbrojtjes dhe Szymon Ulodarczyk gjen rrugën e rrjetës. Kuqezinjtë marrin lojën në kontroll duke fituar terren dhe duke ju afruar portës kundërshtare me rastin e parë për gol që vjen në minutën e 38-të.

Në minutën e parë shtesë vjen dhe rasti më i mirë për kuqezinjtë, me Stiven Shpendin që gjëndet i vetëm me portierin Bakovski por nuk arrin ta kalojë atë. Pjesa e dytë vjen me një tjetër mundësi shënimi në minutën e 54-të kur pas një krosimi nga krahu i djathtë, topi kalon zonën e vogël por asnjë nga sulmuesit nuk arrin ta shtyjë në rrjetë.

Në minutat 63-70 kuqezinjtë shtojnë presionin dhe janë të gjithë në zonën polake, duke tentuar shumë herë me Toҫin, Pajazitin dhe Kurtulan.

Në minutën e 80-të kapiteni Berisha ka një shans të mirë, me një goditje dënimi përpara zonës së Polonisë por nuk gjen kuadratin me topin që shkon pak mbi tranversë. Një minutë më vonë polakët do të gjejnë dhe golin e dytë, me të njëjtin autor, Ulodarczyk që përfiton nga një tjetër gabim në qendër të mbrojtjes.

Në këtë ndeshje të dytë miqësore, trajneri Bushi pati mundësi të aktivizojë të gjithë lojtarët që kishte marrë në grumbullimin një javor që zhvilloi në Antalia.

Dy ndeshje për 21 vjeҫarët ku në të parën arritën të triumfojnë 2-1 ndaj Azerbajxhanit dhe sot u mundën nga polakët.

Duhet theksuar se ndeshja e zhvilluar nga kuqezinjtë ishte shumë e mirë dhe krijuan shumë raste për shënim por pa arritur të konkretizojnë.

 

Ndeshje miqësore

Poloni U21 – Shqipëri U21  2-0

Shënues: Szymon Ulodarczyk 11’,81’

Shqipëria: Simon Simoni, Ajdi Dajko, Marcelino Preka, Mario Mitaj, Paulo Buxhelaj, Behar Ismaili, Arda Kurtulan, Medon Berisha, Eljon Toçi, Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi. U aktivizuan: Lilo, Nerguti, Kristjan Shpendi, Torraj, Nikqi, Kurti, Gjuzi, Shehu, Alivoda.

Trajner: Alban Bushi

Etiketa: Poloni U21- Shqiperi U21Sport

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 16 të vdekur

Rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 16 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com