GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lala optimist: Humbja e Polonisë na favorizon

20:21 - 27/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lala beson te Sylvinho: Të ndjekim shembujt e Kroacisë e Marokut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kapiteni i njohur i kombëtares shqiptare, Altin Lala komentoi situatën e Shqipërisë në emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport. Ish-mesfushori analizoi duelin ndaj Polonisë, teksa u ndal gjatë edhe te gjendja e skuadrës së Sylvinhos.

“Jemi të gjithë kuriozë, pasi është ndeshja e parë. Sylvinho do të ndryshonte nga mungesat ë kemi. Formacioni nuk më duket keq, të shohim. Është ndeshja e parë për trajnerin, ai nuk ka pasur shumë kohë. Shpresoj të ketë bërë zgjedhjet e duhura.

Mungesat? Gjimshiti ka bërë jashtëzakonisht mirë, Ismajli gjithashtu. Broja, një ndër sulmuesit më të mirë që kemi pasur. Roshi dhe Çekiçi? Ai duhet të marrë disa vendime. Roshi ka bërë mirë, por nuk e di çfarë ka menduar trajneri. Ndoshta nuk i pëlqen tipi i lojtarëve, nuk jemi në kokën e trajnerit. Por, unë mendoj se ata mund të rikthehen në Kombëtare.

Humbja e Polonisë në start? Do të ketë shumë presion Polonia. Është e rëndësishme ta mbajmë kundërshtarin larg portës tonë në 20 minutat e para. Por jo duke u tërhequr shumë. Mund t’i godasim pastaj me Uzunin dhe Cikalleshin. Është avantazh humbja e Polonisë, ata do të kenë më tepër presion.

Ne duam të jemi të gjithë kapitenë. Fakaj s’e ka kërkuar shiritin në kohën tonë? Fakaj ishte ushtar, sepse ishte nga Vlora… Shiriti i kapitenit është shenjë respekti. Në Kombëtare nuk është se do të bësh kontratë apo do të fitosh më tepër para. Kombëtarja është krenari, që të kënaqësh njerëzit dhe popullin tënd. Më tepër jemi individualë ndonjëherë, ky është një problem që na ka shoqëruar. Kemi lojtarë shumë të mirë.

A i mungon një lidership Kombëtares? Unë mendoj se fryma që do të sjellë trajneri, zgjedhja e lojtarëve të duhur. Nuk ka të bëjë gjithmonë kualiteti. Do e kesh të vështirë të arrish sukses nëse nuk krijon grup. E ka treguar edhe Kroacia. Ata kanë mentalitet tjetër, janë të gjithë profesionistë kur futen në fushë.

Kemi lojtarë me eksperiencë. Kemi Berishën, kemi edhe lojtarë të rinj. Nuk ka të bëjë vetëm mosha, por edhe karakteri. Në të kaluarën kemi pasur gjithmonë grupe grupe. Kemi qëndruar 10-15 lojtarë bashkë. Është shumë e rëndësishme të krijosh grupin në Kombëtare. Ne kemi problem edhe me gjuhën shqipe, kemi përkthyes.

Nëse ndihet fryma e skuadrës, pse të mos kemi sukses. Nuk po them të kemi gjashtë kapitenë”, përfundoi Altin Lala.

/Supersport

Etiketa: Kryesore1LalaSport

Lajme të lidhura

Emocione të forta në Anfield, Salah përshëndet i përlotur tifozët pas rikthimit
Breaking Views

Emocione të forta në Anfield, Salah përshëndet i përlotur tifozët pas rikthimit

09:10 - 14/12/25
Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar
Sport

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar

23:10 - 13/12/25
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n
Sport

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n

22:28 - 13/12/25
Para
EMRI/ Vrasja te Top Channel, kush është viktima

Vrasja e rojes te Top Channel, grupi hetimor gjen prova të vlefshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com