GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

“Unë komunikoj me kafshët, ja si ta bëni dhe ju”

20:51 - 27/03/23
në Kuriozitete, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë komunikoj me kafshët, ja si ta bëni dhe ju”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse keni imagjinuar ndonjëherë të mund të komunikoni lirisht me kafshët, një personazh i pazakontë në internet mund t’ju dërgojë në një rrugëtim të thellë në marrëdhënien me natyrën, e ndoshta më shumë.

Kur njerëzit komunikojnë me kafshët ata besohet se krijojnë një lidhje të çmuar dialogu me mjedisin natyral.

Këtë thotë se bën dhe Anna Breytenbach e cila organizon seminare dhe konsultime, me vendas e klientë ndërkombëtarë për rritjen e ndërgjegjësimit, pasionit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë me kafshët në rezervatet e Afrikës së Jugut.

Anna thotë se ka praktikuar prej 18 vjetësh në disa kontinente lidhjen e saj me kafshë si luanë, gepardë, elefantë, ujqër e majmunë, si të egër e shtëpiakë, madje si në nivel personal ashtu dhe shpirtëror.

Dokumentari “The Animal Communicator”, i bazuar në jetën e saj është publikuar në 2013. Gruaja thotë se “eksperiencat e saj psikike me kafshët ” nisën gjatë trajnimit në shkollën e botës së egër në Seattle, Washington

Anna thotë: “Unë jam rritur në Afrikë dhe nuk dija gjë për speciet e Amerikë së Veriut. Por mësuesit e mi këtu më mësonin të ndjeja energjinë nga shtegu apo gjurmët e kafshëve, që bëhej duke mbyllur sytë e përfytyruar kafshët që kishin lënë ato gjurmë. Fillimisht mendoja se po humbisja mendjen por shumë herë përfytyrimet e mia rezultonin të vërteta”.

Ajo e përshkruan këtë qasje të tipit “komunikim mendje me mendje, si transferim informacioni ” teksa shton se çdokush i ka në sistemin e tij këto aftësi, mjafton t’i kërkojë e t’i aktivizojë.

“Pararendësit tanë të lashtë përdornin këto aftësi çdo ditë, siç përdorim sot format e shprehjes fizike”, thotë ajo.

Ajo shton se intuita është natyrale për njeriun dhe çelësi është të mësosh si të marrësh kontrollin e saj në mënyrë të qëllimshme, në vend që të presim kur kjo të ndodhë spontanisht.

E pyetur nëse përdorte vërtet “telepati” për të komunikuar, apo nëse ishte ndonjë gjuhë e panjohur “jashtëtokësore”, Anna përgjigjet:

“Çelësi është vetëm qetësimi i mendjes me qëllimin për ta lidhur atë me të tjerët. Kafshët e kuptojnë këtë shumë shpejt, dhe më pas unë u dërgoj një imazh mendor, ose një fjali (të pavokalizuar), ose një emocion … cilido që të vijë. Nuk kërkohet asnjë përpjekje për të dërguar këto gjëra. Transferimi ndodh në nivel kuantik, që është gjuha universale e energjisë së pastër”.

Anna ofron seminare për mjetet e komunikimit përtej specieve, të cilat mund t’i gjeni në rrjetin e saj www.animalspirit.org.

Etiketa: Anna Breytenbachkafshet

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
“Ua e tmerrshme”, Olta: Luizi sikur është rritur në mal

“Ua e tmerrshme”, Olta: Luizi sikur është rritur në mal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja e vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO
Aktualitet

Dosja e vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

16:10 - 27/01/26

Interpol Tirana ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç, i lindur në Shkodër,...

Lexo më shumë
Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit

15:24 - 27/01/26
Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut

Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut

15:10 - 27/01/26
Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

14:59 - 27/01/26
The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

14:37 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com