GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Mund të jeni të lumtura dhe single, zbuloni pse

11:49 - 28/03/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Mund të jeni të lumtura dhe single, zbuloni pse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekziston një ndryshim thelbësor midis të qenit vetëm dhe të vetmuar dhe ky ndryshim qëndron në dashurinë që secili ka për veten. Dashuria për veten nuk ka përse të jetë domosdoshmërisht e lidhur me statusin romantik dhe në ditët e sotme duket se njerëzit kanë nisur ta kuptojnë këtë. Ata kanë nisur të përqafojnë kohën e tyre vetëm dhe të punojnë për rritjen e vetëvlerësimit. Nga ana tjetër, shumë të tjerë kalojnë nga njëra marrëdhënie romantike në tjetrën nga frika e të mbeturit beqar për një kohë të gjatë, sepse mendojnë se të qenit vetëm tregon se ata nuk janë njerëz të përshtatshëm për lidhje. Studimet kanë treguar se të qenit vetëm ka përftime fizike dhe mendore.

Në vijim ne do t’ju përmendim disa prej arsyeve përse të qenit beqar mund t’ju bëjë mirë:

 

Të qenit beqar ju jep hapësirë ​​për të menduar

Terapistja e çifteve, Bonnie Scott mendon se dalja nga një marrëdhënie, ju bën të përqendroheni në atë që dëshironi vërtet pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm si partneri. “Kur jemi vetëm ndihemi më të lirë dhe kemi kohë që të fokusohemi që të bëhemi version më i mirë i vetes,”-tha ajo. Të marrësh pak kohë për veten është një mundësi për të njohur se kush jeni në të vërtetë dhe çfarë keni nevojë. Kështu, do të zbuloni se koha është një shërues i shkëlqyeshëm dhe do të mësoni të lini pas të shkuarën tuaj. Në të njëjtën kohë, mund të eksploroni vende të ndryshme dhe të provoni eksperienca të reja.

 

Beqarët priren të kenë më shumë kohë për aktivitet fizik

Studimet po tregojnë se beqarët janë më të shëndetshëm se njerëzit në çift. Sipas “Journal of Marriage and Family”, të divorcuarit bëjnë më shumë stërvitje sesa të martuarit, por ata që janë më aktivë janë ata që kanë qenë prej një kohe të gjatë beqarë. Këta njerëz bëjnë më pak vizita te doktori dhe peshojnë rreth 5 kilogramë më pak.

 

Beqarët priren të jenë më të mirë në menaxhimin e miqësive

Një studim i botuar në revistën “Contexts” zbuloi se njerëzit që kishin qenë beqarë prej disa kohësh ishin më të vëmendshëm ndaj miqve dhe familjes së tyre sesa të martuarit. Njerëzit në marrëdhënie romantike mund të investojnë të gjithë kohën dhe energjinë tek partneri, por humbasin qëndrueshmërinë për të krijuar dhe mbajtur miqësi.

 

Beqarët janë më të qëndrueshëm nga ana financiare

Pavarësisht raporteve se beqarët preken më shumë kur bëhet fjalë për kostot e jetesës, të qenit beqar mund të ketë një avantazh financiar. Sipas debt.org, 21% e beqarëve, 27% të çifteve të martuara pa fëmijë dhe 36% të çifteve të martuara me fëmijë kanë borxhe. Beqarët kanë më pak borxhe pasi të qenit vetëm shoqërohet me më pak detyrime e si rrjedhojë më pak shpenzime.

 

Merrni përsipër më shumë rreziqe

Të qenit vetëm u jep njerëzve më shumë fleksibilitet sa i përket zgjedhjeve të rëndësishme në karrierë sepse mund të rrezikojnë më shumë. Mund të pranoni një ofertë pune në një qytet të ri ose të zhvendoseni përkohësisht pa u shqetësuar nëse dikush tjetër preket nga ky vendim. /Living/

Etiketa: Lifestylevajza single

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, Mitsotakis: Aleatët tanë janë mburojë e…

Mitsotakis shpall ditën e zgjedhjeve parlamentare në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com