GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shehaj çon në Kuvend projektligjin për kompanitë offshore

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehaj çon në Kuvend projektligjin për kompanitë offshore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nga Komisioni për Çështjet Ligjore, foli për projektligjin kundër kompanive offshore.

Shehaj tha se qëllimi i projektligjit është që shteti të ndalojë së bëri kontrata me kompani offshore, pasi pas tyre fshihen ministrat dhe kryeministri.

“Ky projektligj vjen si një nevojë imediate për të adresuar një çështje madhore, transparencën e përdorimit të fondeve publike dhe luftën kundër korrupsionit. Siç jeni në dijeni, një pjesë e madhe e kontratave publike, veçanërisht atyre koncesionare, por jo vetëm, janë fituar nga kompani offshore me pronarë të panjohur.

Mund të përmenden këtu koncesioni i inceneratorëve, ai i laboratorëve në spitalet publike, Porti i Durrësit dhe sa e sa kontrata të tjera. Pra, qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë që shkojnë në llogari të panjohura offshore, pas të cilave mund të jetë kushdo. Mund të jenë zyrtarë të lartë, ministra të qeverisë dhe potencialisht edhe vetë kryeministri. Ashtu sikurse ekziston rreziku, që pas këtyre kompanive mund të qëndrojnë njerëz të botës së krimit, persona të cilët ndodhen nën sanksione ndërkombëtare apo në listën e terrorizmit.

Sikurse jeni në dijeni, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenet 70 dhe 71 të saj parashikon që deputët dhe zyrtarët e lartë të shtetit nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari publike fitimprurëse. Po kështu kuadri ligjor në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria i ndalon personat e dënuar me vendim të formës së prerë apo njerëzit e sanksionuar ndërkombëtarisht që të përfitojnë kontrata publike.

Pra ne kemi një kuadër ligjor në fuqi, por nuk e zbatojmë dot për sa kohë lejojmë kompani me pronarë të fshehtë që të marrin kontrata publike nga qeveria shqiptare.

Edhe pse Shqipëria ka një ligj në fuqi për regjistrimin e pronarëve fundorë përfitues, ky ligj nuk ka arritur të ndalojë kompanitë me pronarë të fshehtë që të marrin kontrata publike nga qeveria shqiptare siç jemi të gjithë dëshmitarë. Kjo është arsyeja, që bashkë me një grup kolegësh kemi propozuar këtë nismë ligjor mjaft të domosdoshme.

Skandalet korruptive të  njëpasnjëshme ku përfshihen ministra, deputetë, kryetarë bashkish  dhe vijimi i të njëjtave praktika kanë thelluar mosbesimin qytetarëve tek klasa politike në përgjithësi. Parlamenti i Sllovenisë vendosi ndalimin e kompanive offshore në tenderët publikë pas një skandali për blerjen e një pajisje mjekësore prej 1.6 milionë eurosh nga një kompani offshore.

Në Shqipëri, aktualisht janë mbi 1 miliardë euro nga paratë dhe pronat publike që sot shkojnë për kompani offshore, për të cilat mbahet i fshehur përfituesi fundor.

Kjo është arsyeja pse Sllovalia është sot ne vendin e 56 ndërsa Shqipëria ne vendin e 110 ne renditje e Transparence International.

Qëllimi i këtij projektligji është: Të ndalojë shtetin shqiptar të bëjë kontrata me kompani offshore, sepse nuk ka dyshim se sot, pas çdo kontrate offshore fshihet një politikan.

Ky projektligj ndalon rrjedhjen e parave publike drejt politikanëve përmes kompanive guaskë.”, u shpreh Shehaj.

 

 

Etiketa: kuvendoffshoreShehaj

Lajme të lidhura

“Arsimi falas propagandë”, Xhixho: Një nxënësi në klasë të parë i duhen 60 mijë…
Aktualitet

QSUT në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze

12:12 - 27/05/26
Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

11:37 - 27/05/26
Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave
Aktualitet

Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave

11:02 - 27/05/26
Para
Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje tronditëse nga sulmi i ‘TCH’

Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje tronditëse nga sulmi i ‘TCH’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26

jë aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit...

Lexo më shumë
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

15:27 - 27/05/26
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com