PD kërkon që diskutimet për Reformën Zgjedhore të përqendrohen te ndarja e shtetit nga partia, duke kundërshtuar zgjerimin e objektit të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Duke folur në News 24, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi se opozita ka përgatitur një projekt me 8 shtylla, që synon ndarjen e shtetit nga partia, duke theksuar se këto janë rekomandime të Këshillit të Europës dhe OSBE/ODIHR-it.
“Ne kemi një projekt gati për ta diskutuar, me 8 shtylla se si ndahet shteti nga partia. Është rekomandimi nr. 1 i Këshillit të Europës dhe OSBE/ODIHR-it.
Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla. Nuk mund të jetë reformë zgjedhore pazar, që do Edi Rama: unë t’ju jap këtë dhe ju uluni, miratoni këtë që dua unë”, tha Vokshi.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur Partia Demokratike ka bojkotuar punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi socialistët kërkuan që jashtë objektit të këtij organi të diskutohet edhe për ndryshimet ligjore që lidhen me zgjedhjen e këshillave bashkiakë, pas reformës administrativo-territoriale që reduktoi numrin e bashkive nga 61 në 46.










Discussion about this post