GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Teknologjia e Ford bëhet çështje e sigurisë kombëtare

18:47 - 29/03/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Fabrika e re e Fordit në Tenesi synon të ndërtojë 500 000 kamionë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitet e fundit industria amerikane e automobilëve ka shtuar prodhimin e makinave elektrike, çka ka rritur vëmendjen gjithnjë e më shumë tek varësia ndaj teknologjisë kineze. Planet e firmës Ford për ndërtimin e një fabrike të prodhimit të baterive për makinat elektrike kanë shkaktuar reagime në Kongres, raporton VOA.

Shefi Ekzekutiv i Kompanisë “Ford Motor”, Bill Ford njoftoi në shkurt se kompania e tij kishte në plan të ndërtonte një fabrikë të re baterish në Miçigan. Ai tha se investimi prej 3.5 miliardë dollarësh do të nxiste “pavarësinë” e vendit për bateritë e nevojshme për makinat elektrike.

“Aktualisht, shumë prodhues automjetesh importojnë shumicën e baterive nga jashtë. Ky është një proces i ngadaltë dhe i kushtueshëm që na krijon vështirësi të mëdha në rast të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.”

Ndërsa fabrika do të ketë punonjës amerikanë, bateritë e prodhuara do të kenë teknologji të krijuar nga firma kineze CATL, e cila ka lidhje me qeverinë komuniste të Pekinit.

“Ata do të na ndihmojnë që t’i prodhojmë vetëm vetë bateritë në Miçigan, për Amerikën”, tha Shefi Ekzekutiv i Kompanisë “Ford Motor”, Bill Ford.

Njoftimi nuk u prit mirë nga disa ligjvënës, përfshirë Senatorin republikan Marco Rubio, i cili në vitin 2022 e kundërshtoi planin e Presidentit Biden për uljen e inflacionit, i cili përfshinte ulje taksash për banorët që blejnë makina me bateri të prodhuara në vend.

“Nëntë miliardë (dollarë) ulje taksash për ata që blejnë makina elektrike, meqë ra fjala, me bateri kineze. Ata si prodhojnë dot bateritë pa ndihmën e Kinës”, qe shprehur zoti Rubio.

Këtë muaj, Senatori Rubio prezantoi një projektligj për të bllokuar uljen e taksave për ata që blejnë makina elektrike me bateri që përmbajnë teknologji kineze dhe i bëri thirrje administratës së Presidentit Biden ta rishikojë partneritetin e firmës Ford me kompaninë kineze CATL.

“Shtëpia e Bardhë tashmë ka bërë thirrje për një rishikim të zinxhirit të furnizimit që do të mbulonte në thelb bateritë e gjeneratës së ardhshme”, thotë për Zërin e Amerikës Jonathan Ward, autor i dy librave ku flitet për qëllimet ekonomike, ushtarake dhe politike të Kinës.

Ai thotë se për dekada me radhë transferimi jashtë vendit i teknologjisë dhe manifakturës e ka vënë Amerikën në një situatë të tillë, ku i duhet të punojë me firmën kineze CATL për të prodhuar bateri për makinat elektrike.

“60% e tregut të baterive ((end Ford Courtesy)) kontrollohet nga korporatat kineze. Firma CATL, për të cilën po flasim, kontrollon 34% të tregut global.”

Profesorja e Universitetit të Indianës, Sarah Bauerle-Danzman, mes viteve 2019-2020 ishte këshilltare politikash dhe analiste në Komitetin për Investimet e Huaja pranë Departamentit të Shtetit. Ajo drejtoi përpjekjet për rishikimin e transaksioneve nga investimet e huaja në rrafshin e sigurisë kombëtare. Senatori Rubio kërkon që komiteti ta rishikojë marrëveshjen e liçensimit të bashkëpunimit mes firmës Ford dhe kompanisë kineze CATL.

“Zoti Rubio është i përqendruar tek ideja që ne nuk duhet të jemi të varur nga teknologjia kineze. Ndërhyrja e qeverisë amerikane për të ndryshuar këto struktura është imponim i madh ndaj sektorit privat. Duhet të ketë një argument të fortë se pse duhet bërë kjo”.

Kompania Ford reagoi ndaj projektligjit të propozuar nga Senatori Rubio, duke deklaruar se filiali i saj do të ndërtojë dhe operojë fabrikën e re të baterive në Miçigan dhe se “asnjë subjekt tjetër nuk do të marrë para nga taksat e amerikanëve për këtë projekt”.

Planet e Ford-it për objektin e ri në Miçigan vijnë pasi firma amerikane njoftoi se gjatë vitit 2022 kishte humbur mbi 2 miliardë dollarë në linjën e prodhimit të makinave elektrike.

Etiketa: Ford Teknologji

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Aktualitet

Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

17:10 - 02/12/25
Para
Fluturimi më i gjatë në botë – A e dini cili është?

Fluturimi më i gjatë në botë - A e dini cili është?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke...

Lexo më shumë
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com