GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHBA/ Gjykata fundos McGonigal, kërkon konfiskimin e pronave

12:30 - 30/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të New Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për cështjen ruse. Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, MCN ka mundur të sigurojë akuzat e reja ndaj ish-agjentit të FBI-së, të cilët jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza.

Sipas dokumentave, Juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu, në rast se pronat janë tjetërsuar, të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal.

Ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën. Sipas akuzës, ish-zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin duke punuar për Deripaskën, ndaj është munduar të fshehë pagesat.

Juria e Madhe thotë se fillimisht, McGonigal dhe Shestakov përdorën një kompani nga New Jersey për të transferuar paratë e Deripaskës. Akuza nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë, duke e quajtur atë vetëm “miku”. Por tashmë ky nuk është më sekret, pasi është zbuluar se personi në fjalë është Agron Neza.

Sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov fillimisht falsifikuan firmën e Nezës dhe I transferuan paratë përmes kompanisë së tij, pa dijeninë e shqiptaro-amerikanit. Kur Neza u vu në dijeni të këtyre transaksioneve ai e pyeti McGonigal se pse një bankë ruse ishte duke transferuar para në llogarinë e tij? McGonigal iu përgjigj se bëhej fjalë për pagesa të ligjshme që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus.

Neza pranoi dhe vendosi ti transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal. Sipas akuzës, bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer në 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021.

Këto para u paguan nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro. Më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në New Jersey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal.

Gjykata thotë se Neza i kishte lejuar pjesmarrjen në biznes McGonigal gjatë kohës që ky i fundit shërbente ende në FBI. Më tej akoma, Neza i kishte siguruar McGonigalit një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal i përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI.

Akuzat e reja të Jurisë së madhe rëndojnë ndjeshëm pozitat e McGonigal, i cili tani akuzohet për komplot ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Për këto arsye Juria e Madhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, llogarive dhe sendeve personale që burojnë nga transfertat e fshehta./MCN

 

Etiketa: GjykatakonfiskimKryesore1McGonigal

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal”

Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com