GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ishte e turpshme”/ Nardiello tregon sekretet e dhomës së zhveshjes të Man. United

17:23 - 30/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ishte e turpshme”/ Nardiello tregon sekretet e dhomës së zhveshjes të Man. United
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ashtuquajturi autoriteti i vjetërsisë, dukuria sipas të cilës më të vjetrit ushtrojnë autoritetin e tyre ndaj rishtarëve me anë të frikës e prepotencës. Është diçka që ndodh në heshtje në shumë sektorë të jetës private dhe ambiente të punës. Dhomat e zhveshjes së një klubi profesionist nuk bën përjashtim. E sidomos në të kaluarën, kur një futbollist i ri kalonte në një klub të ri, shpesh “veteranët” e grupit i impononin ndonjë rit fillestar për t’u bërë pjesë. Kohët e fundit zakonisht këndohet një këngë, përpara ishte shumë më keq, si tregon Daniel Nardiello.

E ajo që rrëfeu Nardiello, ish-sulmuesi uellsian me origjinë të dukshme italiane, ishte e turpshme. Në vitin 1999 ai zbarkoi te Manchester United, ku kishte plot kampionë të mëdhenj. I transferuar nga Wolfes of Wolverhampton, Nardiello bëri debutimin e tij me Red Devils vetëm dy vjet më vonë, në moshën 19-vjeçare. E historia e uellsianit tani 40-vjeçar i referohet atyre viteve. Duke folur në podcastin Under the Cosh, ai zbuloi ritin e turpshëm të pranimit në dhomat e zhveshjes: “I imi ishte të shtiresha sikur bëja dashuri me një grua imagjinare mbi tavolinë. Disa prej nesh duhej ta bënin këtë. Duhet të përshkruanim edhe vajzën. Ishte e tmerrshme”, zbuloi ai.

 

GIGGS E SENATORËT E RED DEVILS SI PUBLIK

Skenën e mjerueshme e shihte e gjithë skuadra e Manchester United, duke filluar nga senatorët: “Më pyetën nëse gruaja ishte bionde, brune. Nëse kishte gjoks të madh apo çfarë po i thosha. Isha i kuq nga turpi, ishte e tmerrshme”. Nardiello më pas foli për “audiencën” e tij: “Ishte Giggs dhe David May para të gjithëve. Por unë mund të shihja superyje të tjerë si Keane dhe Beckham. E unë thashë: ‘O Zot, duhet të bëj dashuri me një vajzë imagjinare para gjithë këtyre djemve’”. Sigurisht, për një djalë vetëm 18-vjeç nuk duhet të ketë qenë një përvojë vërtet edukuese…

Etiketa: Man.UnitednardielloSport

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Covid-19 në vend, 93 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ndërron jetë nga Covid një grua nga Kruja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com