GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kelmendi: Ndonjëherë më duket më e vështirë puna si trajnere se…

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kelmendi: Ndonjëherë më duket më e vështirë puna si trajnere se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Majlinda Kelmendi mbylli një karrierë të jashtëzakonshme si sportiste pasi fitoi gjithçka që është e mundshme, duke u shpallur kampione e Europës, e botës si dhe kampione olimpike.

E pasi u tërhoq nga xhudoja në vitin 2021, ajo nisi profesionin e trajneres.

31-vjeçarja, në një intervistë dhënë faqes zyrtare ueb të Olimpiadës, ka folur për eksperiencën e saj të re dhe për synimet që ka në këtë drejtim.

Por, fillimisht foli për famën që gëzon në vendin e saj, në Kosovë.

“Popullariteti im është ende i njëjtë. Ndoshta njerëzit më kujtojnë dhe më respektojnë shumë sepse isha e para që fitova çdo titull për vendin në sport”, thotë fillimisht kampionia olimpike në “Rio 2016” dhe dy herë kampionia e botës.

“Ishin disa momente të paharrueshme gjatë karrierës dhe kjo është ndoshta është arsyeja se përse njerëzit nuk do të më harrojnë kurrë”, vazhdoi ajo.

Ajo e pranon se i mungon fakti se nuk do të garojë më pasi e mbylli para kohe karrierën për shkak të lëndimeve.

“Ndonjëherë më mungon kompeticioni pasi kisha mundësi që të garoja ndoshta dhe dy apo tre vjet. Por trupi im nuk mund ta përballonte më xhudon. Edhe pse dua të ushtroj, trupi im nuk po më dëgjon më…”, shton Majlinda, e cila ka vuajtur nga dhimbjet në shpinë, të cilat nuk e lanë rehat që nga viti 2015.

Ajo flet për jetën e re si trajnere, të cilën e nisi menjëherë pasi doli në pension.

“Vendosa të bëhesha trajnere, mendoj, para se ta mbyllja karrierën. Më pëlqente të bëhesha trajnerë sepse kur jam në tatami, nuk ka lidhje se ku, ndihem mirë, jam vetvetja”, nënvizoi ajo.

Majlinda e pranon se kjo eksperiencë e re nuk është e lehtë pasi puna e trajnerit është 24/7.

“Kur je sportiste, mendon veç për veten: ushtron, e jep më të mirën dhe kjo është e tëra. E si trajnere, ke nevojë të merresh me personalitete të ndryshme dhe t’ju adaptohesh atyre, nuk mund ta trajtosh secilin në mënyrën e njëjtë. Gjithashtu, është përgjegjësi e madhe sepse secili pret nga unë të jem e mirë dhe e suksesshme, ashtu siç isha si xhudiste. Pra, ishte një periudhë e vështirë, por më në fund e gjeta mënyrën për të trajnuar me garues. Ndonjëherë më duket më e vështirë puna e trajneres sesa e garueses”, tha tutje Majlinda, e cila e konsideron ende veten si asistente e trajnerit.

“Mendoja se do të kisha më shumë kohë pasi u pensionova, por është totalisht ndryshe sepse tash punoj me fëmijë, me kadetë, me juniorë dhe me seniorë. Dhe, udhëtoj shumë, por kjo më bën të lumtur”, shton Kelmendi, e cila i është mirënjohëse për gjithçka trajnerit të saj dhe tash kolegut, Driton Kuka.

“Ai është bosi, unë jam këtu për ta ndihmuar në çdo gjë, varësisht se për çka ka nevojë ai dhe ekipi. Më së shumti punoj në stërvitjet e xhudos”, shpjegon Majlinda.

Kosova, bashkë me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos e kanë nderuar Majlindën me një statujë, të vendosur në Pejë.

Dhe, natyrisht që ajo ndihet mjaft e lumtur për këtë dhuratë dhe mirënjohje që ia bëri vendi i saj.

“Kjo më bën mjaft krenare. Imagjinojeni se sa xhudistë janë në botë dhe ata vendosën ta bënin statujën time në vendin tim”, përfundoi Majlinda, e cila synon që si trajnere të fitojë medalje olimpike me garueset dhe garuesit e saj. /Gazeta Express/

Etiketa: Kosovamajlinda kelmendiSportxhudo

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Gjokutaj: Belind Këlliçi, fitues i paralajmëruar

Gjokutaj: Belind Këlliçi, fitues i paralajmëruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com