GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zërat për rikthimin e Messit te Barça, reagon Galtier

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozët i kanë “vënë vizën” kampionit të botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë prezantimit të një aktiviteti të akademisë, Zv/Presidenti i Barcelonës, Rafael Yuste doli hapur në lidhje me një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në klubin blaugrana duke pranuar kontaktet mes klubit dhe stafit të argjentinasit:

“Leo dhe familja e tij e njohin afeksionin që kemi për ta. Kam marrë pjesë në tratativat që atë kohë nuk dolën mirë për fat të keq dhe e kam peng. Sigurisht që do të më pëlqente ta shihja të kthehej dhe jam i sigurt se shumë tifozë e mendojnë njëlloj, për atë që kjo do të përfaqësonte në nivel sportiv, social dhe ekonomik. Po, jemi në kontakt me ata”.

Nga fjalët e Yuste kuptohet dëshira e fortë e Barcelonës për të bërë gjithçka për rikthimin e Messit, edhe pse problemet financiare të klubit janë një pengesë jo e vogël.

“Mendoj se do të ishte gjëja më natyrale. Kur je i dashuruar me dikë, humbet kontaktet por vazhdon të jesh i dashuruar. Mendoj se Leo është i dashuruar me Barçën dhe qytetin e Barcelonës. Mendoj se fati do ta bëjë të mundur. Të shohim nëse do të mund ta rikthejmë Leon te Barcelona”.

Edhe trajneri Xavi, ish-shok skuadre me Messin ka dhënë miratimin për rikthimin e argjentinasit teksa në konferencën për shtyp para ndeshjes me Elchen deklaroi:

“Ky nuk është momenti për të folur për rikthimin e Leos pasi ka ende kohë, por unë do të jem i pari ai që do të bëj gjithçka është e mundur që ai të kthehet. Flas shpesh me të, por nuk është ky momenti, për të mirën e të gjithëve, të vetë lojtarit, për klubin këtu dhe për organikën aktuale. Unë do do të doja të kthehej dhe të na ndihmonte, është lojtari më i mirë në botë”.

Nëse në Barcelonë ëndërrojnë një rikthim të bujshëm të Messit, në Paris vazhdojnë të shpresojnë në rinovimin e kontratës. Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier e komentoi kështu situatën:

“Po diskutohet mes palëve. Punojmë me planet për sezonin e ardhshëm bashkë me Luis Campos dhe drejtuesit. Secili ka mendimin e tij mbi atë se çfarë duhet të përmirësojmë, është dhe situata e Messit. Unë jam i përqendruar te 10 ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin kampion i Francës. Ajo që do të vendosë Messi, por edhe klubi, mbetet diçka e rezervuar”.

Etiketa: BarcelonaGaltierMessiPSGSport

Lajme të lidhura

Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos!
Sport

Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos!

10:12 - 29/09/26
Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë
Sport

Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë

23:04 - 28/09/26
Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë
Breaking Views

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë

20:01 - 28/09/26
Para
Olta i kërkon Luizit një takim të dielën, këngëtari: Prit radhën

Olta i kërkon Luizit një takim të dielën, këngëtari: Prit radhën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Do ndalojmë vetëm kur të ikë Rama!’ Media gjermane: ‘Flamingot e Frankfurtit’ protestojnë prej 4 muajsh
Aktualitet

‘Do ndalojmë vetëm kur të ikë Rama!’ Media gjermane: ‘Flamingot e Frankfurtit’ protestojnë prej 4 muajsh

10:39 - 29/09/26

Në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri thuhet se do të ndërtohet një resort luksoz, i cili lidhet me...

Lexo më shumë
Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos!

Nga Anis Mehmeti te Ernest Muçi, Maran projekton sulm të “frikshëm” kundrejt San Marinos!

10:12 - 29/09/26
Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com