GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama gënjeu për marrëveshjen, Shqipëria do të pranojë emigrantët e huaj që kthen Britania

18:44 - 18/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama gënjeu për marrëveshjen, Shqipëria do të pranojë emigrantët e huaj që kthen Britania
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh.

Kjo ishte përgjigja e kryeministri Edi Rama, për sa i përket lajmit të publikuar nga mediat britanike për negociata mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare, për ngritjen e një qendre refugjatësh.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”- tha Rama.

Pas daljes nga Bashkimi Evropian, qeveria britanike i ka kërkuar qeverisë shqiptare, rinovimin një marrëveshje të vitit 2003, për pranimin e emigrantëve të paligjshëm në Angli. Qeveria shqiptare ka miratuar riaktivizimin e kësaj marrëveshje, e cila ka nisur të shqyrtohet në Kuvendin e Shqipërisë, për të kaluar më pas për miratim në seancën plenare. Një pikë e paqartë është parashikimi që Shqipëria të pranojë emigrantë nga Anglia dhe Irlanda e Veriut që u përkasin vendeve të tjera si dhe emigrantë pa shtetësi fare.

Në relacionin e marrëveshjes, theksohet detyrimi “i ripranimit të shtetasve të palëve, kushtet dhe procedurat, ripranimi i shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi, mënyrat e vërtetimit të shtetësisë për shtetasit e palëve, për shtetasit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi…”.

Nëse ripranimi i emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Angli është një proces normal dhe i natyrshëm, pranimi i emigrantëve të shteteve të tjera, mbart pikëpyetje. Në protokollin e marrëveshjes, nenet 4, 5, 6, 7 dhe 8 flasin për ripranimin e emigrantëve nga vendet e tjera ose kalimin transit të tyre në Shqipëri.

Në marrëveshje thuhet se Anglia do të paguajë shpenzimet e udhëtimit, dokumentacionit si dhe çdo shpenzim tjetër brenda 15 ditëve nga ripranimi. Por nuk dihet se Shqipëria si do të procedojë me emigrantët e vendeve të tjera që do të kthehen nga Anglia. Nëse Shqipëria do t’i përcjellë drejt vendeve të tyre, si do të procedojë me ata pa shtetësi?! Gjatë ditës së sotme, marrëveshje me qeverinë britanike ishte objekt diskutimesh në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Për të prezantuar marrëveshjen i pranishëm në Komision ishte zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mihila, i cili tha se nisma lufton emigracionin e paligjshëm. Deputeti Tritan Shehu pyeti rreth risisë së marrëveshjes, që janë ripranimi i emigrantëve nga vendet e treta.

Zëvendësministri Mihila tha se “Sa i takon vendeve të treta, ruhet reciprociteti. Nuk kemi vetëm ata që janë në Shqipëri apo ata që janë në Angli, por bëhet fjalë edhe për ata që do të kalojnë transit nga Britania e Madhe për në vendin e origjinës”.

Kjo do të thotë që të gjithë emigrantët që kalojnë nga vendet e tjera nga Shqipëria për në Britani të Madhe dhe kthehen nga autoritetet britanike, ata do vijnë përsëri në Shqipëri.

Por ndryshe nga çfarë parashikon marrëveshja, ndryshe thotë edhe drejtori i komunikimit, Endri Fuga, ku tha se e konsideron lajmin të pavërtetë dhe thotë se Shqipëria nuk ka asnjë lloj detyrimi ndaj vendeve të tjera, që janë edhe më të pasur se ne.

Etiketa: Britani e MadheEdi Ramaemigrantetkryesore2marreveshjaShqiperia

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Veliaj kap edhe Policinë Rrugore, bashkia do të monitorojë trafikun

Veliaj kap edhe Policinë Rrugore, bashkia do të monitorojë trafikun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com