GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kush është rusja që vrau blogerin e Putin me një statujë (Misteri)

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është rusja që vrau blogerin e Putin me një statujë (Misteri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestimi i vajzës së re ruse, Darya Trepova e akuzuar për vrasjen e blogerit pro-luftës, Vladlen Tatarsky ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për vajzën e re. Mediat vendase raportojnë se 26-vjeçarja Trepova i dorëzoi Tatarskit një statujë të tij e cila besohet se ishte e mbushur me eksploziv.

Ajo shpërtheu në një lokal duke i marrë jetën mbështetësit të Putin dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë. Në një video të publikuar nga Ministria e Brendshme ruse, ajo pranon se ishte ajo që e çoi statujën në kafenenë ku ndodhi shpërthimi. Këto deklarata me shumë gjasa është janë marrë nën kërcënim dhe në video ajo nuk thotë se nëse e ka ditur për eksplozivin.

Darya Trepova: Russia releases video of suspect in cafe killing of Vladlen Tatarsky - BBC News

Darya Trepova në videon e publikuar nga Rusia

Zyrtarët rusë thonë se “akti i terrorit”, siç përshkruhet tani vrasja, ishte planifikuar dhe organizuar nga territori i Ukrainës dhe se i dyshuar është një mbështetës i Fondacionit Anti-Korrupsion që drejtohet nga lideri i opozitës ruse i burgosur Alexey Navalny.

Darya Trepova: Latest News, Photos and Videos on Darya Trepova - ABP Live

Vladlen Tatarsky

Por miqtë dhe familja e vajzës thonë se ajo ishte një aktiviste kundër luftës. Për të thuhet se u arrestua në një protestë në fillim të luftës dhe se pikëpamjet e saj nuk ishin radikale dhe se ajo nuk ishte e aftë të vriste. Bashkëshorti i saj Dmitry Rylov sugjeron se ajo mund të jetë mashtruar.

Çfarë dimë deri tani për Darya Trepova?

Një e njohur e saj i tha BBC-së se ajo kishte ndjekur një shkollë në qytetin e Pushkinit, pranë Shën Petersburgut duke shtuar se “nuk dukej se atëherë kishte ndonjë pikëpamje politike”. Burime të tjera thonë se ajo u regjistrua më vonë në universitetin shtetëror të Shën Petersburgut, megjithëse nuk është e qartë se në cilin fakultet, dhe nuk besohet të ketë përfunduar shkollën e lartë.

Sipas një shoqeje tjetër, ajo punoi për një kohë të gjatë në një dyqan rrobash të cilësisë së mirë në qytet, por e la punën një muaj më parë për t’u transferuar në Moskë. Nuk është e qartë se sa kohë ka qenë e martuar me Rylov. Në një intervistë për kanalin telegram Agentstvo, miqtë e Trepova thanë se martesa e tyre ishte një “shaka” dhe ata në të vërtetë ishin thjesht miq.

Disa raporte thonë se dyshja u arrestuan të dy në një tubim kundër luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar, në fillim të pushtimit të Ukrainës. Trepova u ndalua për 10 ditë, me sa duket për injorimin e kërkesave të policisë që turma të shpërndahej. Rylov thuhet se është anëtar i një grupi të vogël opozitar të quajtur Partia Libertariane, e cila ishte e përfshirë në demonstrata.

Vetë kjo parti tha se ai kishte emigruar jashtë vendit. Kjo parti i dha një deklaratë kanalit të Telegram “SOTA” se Trepova nuk kishte asnjë lidhje me partinë dhe se ajo dënonte vrasjen e Tatarsky. Disa raporte thonë se edhe Rylov është në kërkim gjithashtu në lidhje me vrasjen. Ai bëri një koment për SVTV News ku tha se Trepova nuk mund të kishte kryer vrasje me dëshirë.

“Unë besoj se gruaja ime është mashtruar. Po, është e vërtetë që asnjëri prej nesh nuk e mbështet luftën në Ukrainë, por ne besojmë se akte të tilla janë të palejueshme. Unë jam 100% i sigurt se ajo kurrë nuk do të kishte rënë dakord për diçka të tillë nëse do ta dinte për të” – tha ai.

Raportet thonë se hetuesit rusë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Trepova të mos e dinte se çfarë kishte brenda në statujë. Gjithashtu, mediat ruse raportojnë se gruaja e re kishte pasur korrespondencë me Tatarsky, viktimën e shpërthimit të kafenesë dhe se ajo kishte marrë pjesë në aktivitetet ku ai ishte përfshirë.

Etiketa: Darya TrepovaPutinrusjaVladlen Tatarsky

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
“Shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme në të gjithë botën”

"Shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme në të gjithë botën"

Discussion about this post

TË FUNDIT

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri
Aktualitet

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

11:42 - 24/10/26

12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyetje komisioneres Kaja Kallas...

Lexo më shumë
Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

11:35 - 24/10/26
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Tabaku thirrje qytetarëve: Sot në protestë, ky sistem do të rrëzohet nga qëndresa e njerëzve

11:34 - 24/10/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26
“Në mbështetje të studentëve“  ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

“Në mbështetje të studentëve“ ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

11:08 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com