GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Mban Ramazan? Nuk do luash!”/ Skandal në Francë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mban Ramazan? Nuk do luash!”/ Skandal në Francë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk u grumbullua me skuadrën pasi refuzoi të ndërpriste agjërimin e Ramazanit në ditën e ndeshjes. I ndodhi mbrojtësit algjerian të Nantës, Jaouen Hadjam, praktikant mysliman i cili u përjashtua nga trajneri i tij për sfidën që më pas e humbi kundër Reims të dielën në Ligue 1. Hadjam që kishte shkuar te Nantes nga Paris ishte aktivizuar 9 herë nga trajneri Koumbare që në lidhje me këtë çështje u shpreh:

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Jaouen në lidhje me këtë. I mbështes ata që vendosin të agjërojnë, por në ditën e ndeshjes nuk duhet ta bëjnë. Ndaj është shumë e thjeshtë, nëse nuk ha në ditën e ndeshjes, nuk luan. Nuk është një dënim, rregullat i vendos unë. Kjo është një zgjedhje e tij dhe e respektoj”.

Ndërkohë, vetë 20-vjeçari i ka komunikuar klubit se mund të ndërpresë agjërimin vetëm për ndeshjet në transfertë. Diçka kjo që për ata që njohin rregullat e agjërimit të myslimanëve është e kuptueshme, pasi nga ky obligim përjashtohen ai që udhëton dhe i sëmuri. Në ditët e kaluara ishte hapur ndërkohë një polemikë pikërisht në Francë në lidhje me Ramazan, për sa i përket ndërprerjes për pak minuta të ndeshjeve në perëndim, sa për t’ju lejuar futbollistëve myslimanë që të shuajnë etjen apo të hanë një frut para se të rikthehen në fushë.

Franca këtë herë shkon kundër tendencës europiane, pasi në Premier League dhe në Serinë A italiane është lejuar ndalimi i ndeshjeve për iftar, siç u pa edhe gjatë në Angli këtë të hënë Everton – Tottenham apo në San Siro të shtunën gjatë Inter – Fiorentina. Edhe diçka interesante, shumë janë surprizuar për oraret e nisjes aspak të zakonshme të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Afrikës 2023 apo ato të javës së fundit të fazës së grupeve në CAF Champions League.

Për shembull Wydad Casablanca – JS Kabylie të dielën e kaluar nisi në orën 22.00. Natyrisht diçka e tillë është bërë që të pritet perëndimi për t’ju dhënë kohë lojtarëve të shuajnë etjen dhe urinë para se të luajnë. Quhet respekt, apo tolerancë, nuk është kaq e vështirë. Diçka që i duhet shpjeguar dhe trajnerit të Nantes.

Etiketa: Franceligue 1NantesSport

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
Zbardhet dosja, ja si mashtroi shoferi i burgjeve qytetarin: Punoj në ministri

Trafik droge/ Apeli i GjKKO rivendos gjykimin për Astrit Avdulin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com