GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga “Çështja Beketi” përfiton edhe miku i Edi Ramës

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga “Çështja Beketi” përfiton edhe miku i Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Veç 110 milionë eurove që shteti shqiptar duhet t’i paguajë biznesmenit italian Françesko Beketi për mbylljen e Agon Channel, miliona të tjera janë paguar për proceset gjyqësore në arbitrazh. Pagesat për studio ligjore përllogariten në 3 milionë euro, ku pjesën më të madhe e përfitoi Sheri Bler, studio ligjore e mikut të Edi Ramës.

Qeveria shqiptare pagoi rreth 3 milionë euro shërbime ligjore për procesin e humbur në arbitrazhin ndërkombëtar me biznesmenin italian, Francesko Beketi.

Edi Rama angazhoi të paktën 4 studio të huaja, si edhe disa ekspertë vendas e të huaj. Një pjesë e tyre u angazhuan për procesin e themelit dhe të tjerat për gjyqin e anulimit të gjobës me vlerë 110 milionë euro.

Në përfundim, ekspertët e huaj dështuan, pasi qeveria e Edi Ramës kishte kryer shkelje flagrante, duke mbyllur në mënyrë arbitrare aktivitetet tregtare të sipërmarrësit italian, ku mbi të gjithë qëndron lufta politike kundër “Agon Channel”.

Studio ligjore “Omnia Strategy” e Sheri Blerit ka marrë rreth 900 mijë euro pagesa nga qeveria, për të mbrojtur Edi Ramën në arbitrazhin ndërkombëtar.

Drejtuesja e studios ligjore është bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler, i cili ka deklaruar se do të ndihmojë falas Shqipërinë në procesin ndërkombëtar për delimitimin e kufirit detar me Greqinë.

Qeveria e Edi Ramës angazhoi gjithashtu edhe studiot ligjore ndërkombëtare, “Foley Hoag”, “Nauta” dhe “Cohen & Gresses”.

Në përfundim, i gjithë mundimi i studiove ligjore rezultoi i pasuksesshëm, pasi Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kishin krijuar shumë boshllëqe në sulmin e tyre ndaj “Agon Channel”, një betejë që përfundoi me një gjobë gjigante ndaj shtetit shqiptar.

Në fund të marsit 2023, Gjykata e Arbitrazhit e Bankës Botërore hodhi poshtë ankimin e qeverisë shqiptare, e cila kundërshtonte gjobën në vlerë 110 milionë euro, të vendosur ndaj Shqipërisë në procesin e themelit, i cili përfundoi në vitin 2019.

Tashmë që vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar ka marrë formë të prerë, Rama dhe qeveria e tij duhet të shkundin mirë buxhetin dhe të dorëzojnë 110 milionë euro tek Françesko Beketi, por edhe miliona euro të tjera që janë dhënë për studio ligjore e shpenzimet gjyqësore./SYRI/

Etiketa: Beketimiku i edi ramesRama

Lajme të lidhura

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Para
Shtyhet seanca për inceneratorët

I dënuar për drogë në Belgjikë, SPAK i sekuestron pasuritë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com