GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shkenca si përfaqësi, sipas Gjinushit

15:41 - 05/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkenca si përfaqësi, sipas Gjinushit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ledi Shamku Shkreli

Dje në Universitetin e Shkodrës, Institucion Publik i Dijes dhe Shkencës (albanologët e të cilit i njoh mirë e i vlerësoj) pllakosi Skënder Gjinushi. Them “pllakosi”, pasi ftesës për të kumtuar shkencë, Gjinushizma iu gjegj jo me shkencë, por me pllakata.

Pllakata të vjetra sovjete në stil dacibao kinez. Dacibao don të thotë “fletërrufe”, dhe këto dacibao u përdorën fort kundër shkencës në kohën e Revolucionit Kinez, si në Kinë ashtu edhe në Shqipërinë e kohës që shenjoi pa shpëtim Gjinushin.

Ai shkoi dje në Shkodër të varte nja tri dacibao kundër disa personaliteteve, e njërën syresh e vari për mua, duke më quajtur: injorante dhe individ që nuk përfaqëson asgjë në institucionet shkencore

Po e le mënjanë epitetin e parë pasi me plagjuesin e Zinzo Caruanas së paqenë nuk debatoj fare për injorancë), dhe po diskutoj sesi u vetëpadit ai me këtë “përfaqësimin”.

Unë jam gjuhëtare siç shumëkush e di, dhe punoj në Akademinë e Studimeve Albanologjike – Institucion i Arsimit të Lartë me fokus kërkimin shkencor për Gjuhën, Kulturën dhe Shoqërinë Shqiptare.

Si punonjëse e Shkencës së Albanologjisë besoj fort se Shkenca nuk themelohet mbi përfaqësime!!!

Shkenca rritet falë kontributeve vetjake kërkimore të secilit nga ne, edhe timit. Shkenca nuk njeh Organe Përfaqësuese, por vetëm debat, diskutime mes kolegësh, dyshime, lexime, studime dhe sërish diskutime. Askush nga unë a kolegët e mi nuk ka marrë me vete në tryeza shkencore ndonjë kolltuk pozite, e as nuk është shqyer për kolltuqe!

Politika po, ajo ka përfaqësim: Kryetari përfaqëson, Deputeti përfaqëson, Drejtuesit politikë përfaqësojnë.

Ç’na tregoi dje Gjinushi me këtë dacibao? Së pari që ai as nuk e di fare po fare se ç’është natyra e shkencës, ç’janë individualitet (për fat të lira) shkencore. Dhe së dyti që sa herë flet për Strukturën Shkencore, ka në mend e si model veç Strukturën Politike, madje STRUKTURËN MË TË KEQE POLITIKE, atë të kohës që rriti e që ai po e kullot ende, Kohën Totalitare kur individët e Shkencës bënin karrierë po qe se bëheshin Përfaqësues të Pushtetit Totalitar. Atëherë po, atëherë “përfaqësonin” shkencën e partishme! “Cilën shkencë përfaqëson ti, shok?!” – pyeste asokohe modeli i Gjinushit.

Ndaj edhe në mendjen e tij një punonjës i shkencës, që thotë mendimin dhe vlerësimin e tij të lirë, sot nuk përfaqëson!!! Ndaj edhe modeli që ai ka ndërtuar sot në Akademizmën e Shkencizmës është për faqe të zezë model vetëm politik, madje i një politike shtypjeje banale, ku Përfaqësuesi, pra Ay, i jep vetes tagrin të flasë, pra t’i përfaqësojë, për gjithçka: flet për nanoshkencën, po flet edhe për Luftën në Skrapar, po flet edhe për Bujqësinë, po flet edhe për Fizikën Bërthamore, po flet madje edhe për Albanologjinë e këput turpe si Zinzo Caruana. Përfaqësuesi i Shkencës së Partishme, Skënder Gjinushi i ka dhënë vetes (politikisht e jo shkencërisht) të përfaqësojë Mendimin Shkencor të Akademizmës, shkurt t’i përcaktojë asaj Vijën!

Dje në fjalimin e tij ai tha se ne veç shanim e shpifnim pa thënë asgjë. Ose siç thonin shokët e kohës së tij sovjete për shkencën perëndimore, “shkencë që leh”.

Pra, nëse do t’i vija një titull pllakatit të tij të djeshëm, duke përdorur vetë gjuhën gjinushiste, pllakata e tij do të quhej: “Shkenca le të lehë, Caruana ecën para”.

Dhe kjo pllakatë është botimi i parë shkencor i tij. Verbal edhe ky sigurisht, se të shkruar s’ka gjë ende. Ah po, se i rashë më qafë: e ka një vepër të botuar me shkrim: Përmbledhjen e tij të fjalimeve parlamentare, vepra e parë “shkencore” që botoi me fonde publike Akademizma e Shkencizmës sapo u bë AY Kryetar i saj.

Etiketa: GjinushiLedi Shamku ShkreliOpinionShkenca si perfaqesi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
$94.000 në ditë për të mos bërë asgjë, skandali me termocentralet

Duleviç jep alarmin: Termocentralet do të sjellin ndotje të madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com