GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Goditi ish-lojtarin e Everton, arrestohet krimineli

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditi ish-lojtarin e Everton, arrestohet krimineli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjysmëfinalja e Kupës së Holandës mes Feyenoord dhe Ajaksit u ndërpre për thuajse 30 minuta pasi Davi Klaassen pësoi një dëmtim në kokë kur u godit nga një objekt i hedhur në fushë nga një tifoz (ose më saktë një kriminel).

Ish-mesfushori i Everton ishte duke festuar pranë flamurit të këndores pasi kishte çuar Ajaksin në avantazh në fillim të pjesës së dytë kur u godit.

Gjyqtari i çoi lojtarët në tunelin e dhomave të veshjes para se Ajaksi ta fitonte ndeshjen 2-1. Policia më vonë bëri të ditur se një 32-vjeçar ishte arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Gjatë ndërprerjes prej 28 minutash të lojës zëvendëstrajneri i Feyenoord John de Wolf doli në fushë duke ju kërkuar tifozëve të përdorin logjikën duke ndalur trazirat para se ndeshja të riniste.

Klaassen u zëvendësua pak pas nisjes së lojës duke bërë me shenjë se kishte marrje mendsh.

“Kishte një tensionim dhe unë shkova për të qetësuar gjërat, pastaj diçka më goditi në kokë. Në fillim ndjeva dhimbje, dhe pastaj kjo i la vendin irritimit, pasi po mendoja: si është e mundur diçka e tillë”, tha Klaasen për faqen zyrtare të Ajaksit duke shtuar:

“Kisha një ndjesi të keqe në lidhje me plagën dhe nuk po përqendrohesha dot, ndaj nëse do të kisha qëndruar në fushë, kjo nuk do të më ndihmonte as mua dhe as skuadrën”.

Ndeshja gjithashtu kishte nisur me 5 minuta vonesë për shkak të tymit të shkaktuar nga flakadanët para se të ndalonte vetëm 21 sekonda pas nisjes për të pritur që ajri të pastrohej.

Dusan Tadic kaloi Ajaksin përpara para se Santiago Gimenez të sillte ekuilibrin për të zotët e shtëpisë. Pavarësisht incidentit dhe një kartoni të kuq në kohën shtesë për Keneth Taylor të Ajaksit, goli i Klaassen i preu harkëtarëve një biletë për finalen përballë PSV Eindhoven në 30 prill.

Etiketa: ajaxFeyenoordKlassenSport

Lajme të lidhura

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Para
Aksidentohet furgoni në Bulqizë, plagosen 5 nxënës

Aksidentohet furgoni në Bulqizë, plagosen 5 nxënës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26

Efektivëve të Policisë së Shtetit iu rrahin shpatullat dhe u thonë fjalë të bukura për shërbimet, por pas shpine u...

Lexo më shumë
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com