GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Akuzohej për vrasjen e kushërirës, lirohet Naser Pajazitaj

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohej për vrasjen e kushërirës, lirohet Naser Pajazitaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, kushëriri i saj, Naseri, është liruar të enjten nga burgu. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL), avokati i të akuzuarit, Ahmet Tahiri.

“Naser Pajazitaj sot është liruar nga paraburgimi dhe është liruar nga akuzat të cilat e ngarkonin për vrasje. Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme. Është miratuar kërkesa jonë si mbrojtje. Supremja ka vendosur, dhe na ka dhënë të drejtë neve si mbrojtje. Nuk ka prova të cilat e përfshinin Naserin në këtë vepër penale. E kemi thënë që nga fillimi”, ka thënë Tahiri.

Donjeta është vrarë më 2015. Gjykata Themelore në Pejë, fillimisht, e pati liruar të pandehurin nga aktakuza. Pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit pati marrë vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim. Lajmin për lirimin e Pajazitajt e ka konfirmuar për REL-in edhe Antigona Uka – Lutfiu, zyrtare për informim në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Kolegji penal i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur më 6 prill, e ka liruar N.P., nga aktakuza për vrasje”, ka thënë ajo me shkrim.

Vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, është shprehur i mllefosur për vendimin e Supremes.

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillëku nuk ekziston”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.
Nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./REL

Etiketa: lirohetNaserPajazitaj

Lajme të lidhura

BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra
Kosovë & Rajon

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

14:45 - 09/05/26
Para
Pajtohen Efi dhe Kiara, Ermiona ‘shpërthen’ në kritika: Janë …

Pajtohen Efi dhe Kiara, Ermiona ‘shpërthen’ në kritika: Janë ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026

07:38 - 12/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

07:35 - 12/05/26
Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com