GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dinamo, misioni është fitorja e tre transfertave deçizive

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamo, misioni është fitorja e tre transfertave deçizive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ethet e ngjitjes në Superiore bëhen edhe më të forta për tre skuadrat pretendente. Kjo javë ka të veçantën se Flamurtari dhe Skënderbeu përballen mes tyre, ndaj dhe te Dinamo motivimi është dyfish për të marrë tri pikët ndaj Turbinës.

Nëse ia del, e sigurt është se do të mbajë sërish prapa vlonjatët. Por në kombinim me rezultatin e Vlorës, humbje apo barazim të korçarëve, mund të marrin edhe kreun.

Por këto janë vetëm llogari në letër, sepse gjithçka e vendos fusha. Vështirësitë shtohen gjithmonë e më shumë, pavarësisht se blutë ndeshen me skuadra që qëndrojnë në gjysmën e poshtme të tabelës.

Me përjashtimin e Tërbunit, 270 minuta nga 360 të mbetura nga ky kampionat, Dinamo do t’i luajë jashtë fushës së saj. Janë tri transferta në Cërrik, Lushnjë dhe Luz që do të vendosin fatin e kryeqytetasve.

Në Tiranë luhet vetëm ndeshja me Besën. Kundërshtari i radhës ka shtuar shpresat e qëndrimit në Kategorinë e Parë pas fitores së marrë në tavolinë ndaj Tërbunit. Turbina do të jenë më e karikuar dhe në kampin dinamovit e kanë të qartë.

Përveç përgatitjes teknikotaktike, lojtarët e Dinamos duhet të jenë në gjendje të përballojnë edhe presionin e rezultatit. Blutë kanë një ekip më cilësor dhe këtë javë më të plotë (me kthimin e David Ivan e Sabien Lilajt), por nuk është gjithçka…

Për të shkuar te fitorja duhet shumë punë, përqendrim dhe cinizëm. Edhe në Lushnjë do të jetë mjaft e vështirë, pasi skuadra vendëse kërkon të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

Transferta e fundit është ajo ndaj Luzit 2008, edhe ky një kundërshtar aspak i lehtë, por kjo ndeshje luhet javën e fundit dhe deri atëherë mund të jetë zgjidhur fati i Superiores.

Pozitiv për Dinamon është fakti se këto tri ndeshje luhen në terrene të mira, në fusha të mira, ku skuadra mund të shprehet më mirë teknikisht.

Tani e gjithë vëmendja është te sfida e së dielës me Turbinën, ku objektiv i vetëm është fitorja.

Në ndeshjet e deritanishme të luajtura në transfertë Dinamo nuk është se ka një bilanc impresionues, ndërsa kanë lënë vetëm 12 pikë nga tri barazime dhe dy humbje.

Regjistrojnë 5 fitore jashtë fushe dhe konkretisht ndaj Besës, Apolonisë, Orikut, Besëlidhjes dhe Flamurtarit. Një bilanc që është i destinuar të përmirësohet, nëse blutë vërtet duan të shkojnë në elitë./PanoramaSport/

Etiketa: dinamokategoria e pareSport

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Para
Hyundai rrëmben edhe këtë vit çmimin e makinës së vitit

Hyundai rrëmben edhe këtë vit çmimin e makinës së vitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com