GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

A ua dha Perëndimi lejen Sheikëve për investime në Kosovë dhe Serbi, pas marrëveshjes?

17:42 - 07/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
A ua dha Perëndimi lejen Sheikëve për investime në Kosovë dhe Serbi, pas marrëveshjes?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kohën kur pritej një marrëveshje e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, mediat serbe raportonin për investimet nga shtetet e pasura arabe që Serbia mund t’i gëzojë, nëse i bindet Perëndimit. Pas arritjes së marrëveshjes lëvizjet nga Gjiri Persik kanë nisur.

Prishtinën, Tiranën dhe Beogradin këto ditë i ka vizituar Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, që mban postin e ministrit për Punë të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Albin Kurti e priti atë, i shoqëruar nga një numër ministrash të fushave të ndryshme, ndërsa Zyra e tij njoftoi se Kurti i ka ftuar ekipin nga Emiratet që të hulumtojnë mundësitë për investime në Kosovë.

“Duke i ftuar që të hulumtojnë mundësitë për investime që Kosova ofron, ai gjithashtu i njoftoi me projektet infrastrukturore në fushën e transportit, dhe për planet dhe mundësitë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, në të cilën fushë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përvojë të shquar”, thuhej në komunikatën e 4 prillit të ZKM-së.

Po ashtu, thuhej se me kryediplomatin e EBA është folur edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të cilës Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë rëndësi kur ka shkruar për vizitat e Sheikut Abdullah në Ballkan.

Më 5 prill, Sheiku shkoi në Beograd dhe u taku me Presidentin serb, Aleksandër Vuciçin. Në njoftimin e MPJ-së së Emirateve thuhet se në këtë takim është folur për marrëveshjen Kosovë – Serbi, dhe se Kryediplomati i tyre është zotuar që do të ndihmojnë në çfarëdo forme për t’u arritur ajo që synohet me marrëveshje.

“Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekje që kanë për qëllim arritjen e rezultateve që kënaqin dy palët, duke nënvizuar përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për të gjitha përpjekjet që kërkojnë promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhej në njoftimin për takimin e Vuçiçit me Sheikun Abdullah.

Edhe me Vuçiçin, Sheiku ka folur për investime strategjike, duke thënë se Presidenti serb ka kërkuar “bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe në të gjithë sektorët”.

Në një raportim në Serbi, gjatë marsit, thuhej se mbretëritë nga Gjiri Persik, aleate të Perëndimit, nuk investojnë në një treg si ai i Serbisë pa një sinjal nga Perëndimi.

“Kështu ka qenë edhe në vitin 2013, kur është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit dhe kur kanë filluar të vijnë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Serbi”, thuhet në një raportim Demostat, që ishte transmetuar edhe në media tjera.

Aty përmendej një vizitë e Presidentit serb në Doha të Katarit, gjatë marsit, prej nga tha se i kishte kërkuar emirit të këtij vendi që të behej partner strategjik i “Air Serbia”.

“Presidenti i Serbisë ishte në Doha në fillim të marsit në një konferencë të organizuar nga Kombet e Bashkuara, me atë rast u takua për herë të parë me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, dhe mediat serbe ishin më së shumti të tërhequra nga informacioni, të cilin presidenti përcolli, se i ka kërkuar Emirit që Katari të shqyrtojë mundësinë për t’u bërë partner strategjik i Air Serbia”.

Në një deklaratë për media, Vuçiç ka vlerësuar se takimi me emirin ka qenë shumë domethënës dhe se Katari është i interesuar për bashkëpunim me Serbinë në shumë fusha.

Mediat serbe përmendnin lidhjet e ngushta që i ka Katari me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e tyre te shteti arab.

“Katari është një nga partnerët më të afërt ushtarak të SHBA-së në rajon, dhe baza ajrore në Katar është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Biden vitin e kaluar e shënoi Katarin si një nga aleatët kryesorë jashtë NATO-s”, shkruante Nova.rs.

Etiketa: investimeKosovalejeperendimiSerbiaSheiket

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria

“Becchetti”, Fuga: Mospranimi i vendimit të Arbitrazhit ka pasoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com