Të premten e kaluar sollëm te ‘Piranjat’ dëshminë e 52-vjeçarit italian, Gabriele Tarroni, ish-ortak dhe personi i afërt i Alberto Presezzi, biznesmen dhe aksioner në inceneratorin e Tiranës.
Gjykuam se dëshmia e tij paraqiste interes të lartë për teleshikuesit për më tepër që jemi në mes të një skandali që vlerësohet t’i ketë kushtuar xhepave të shqiptarëve mbi 400 milionë euro.
Nisur nga akuzat e rënda që ai hodhi dhe nisuar nga interesi për të kuptuar më shumë mbi këtë person udhëtuam drejt Dubai ku ai qëndron rezident prej 20 vitesh duke sjellë të plotë dëshminë e tij dhe padyshim akuzat e ish-bashkëpunëtorëve të tij italian dhe shqiptarë.
Tarroni pranon sërish se ka takuar dy herë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, ai pranon se paratë për inceneratorin e Tiranës erdhën nga Irani si dhe flet për udhëtimet e Veliajt drejt këtij shteti.
Tarroni shprehet i gatshëm që dëshmitë e tij t’i vendosë në dispozicion të autoriteteve shqiptare, por në një vend neutral, teksa shton se Shqipëria e arrestoi por askush nuk e thotë dot pse.
Intervista nga Dubai:
Bledian Koka: Mund të prezantoheni, si quheni dhe çfarë pune bëni?
Gabriele Tarroni: Quhem Gabriele Tarroni. Jetoj prej më shumë se 20 vitesh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Jam sipërmarrës. Kam disa biznese nëpër botë kryesisht në Dubai, Mongoli dhe Brazil.
Bledian Koka: Ne kemi folur edhe një herë tjetër. Pas asaj interviste u bënë disa akuza dhe unë dua të të pyes: A jeni ju një mashtrues?
Gabriele Tarroni: Jo. Nuk jam një mashtrues për aq sa jam në dijeni dhe aq më shumë për Shqipërinë. Kjo vërtetohët pasi nuk jam i burgosur, jam i lirë. Por, çfarë do të thotë të jesh një mashtues? Çdokush që bën punën që bëj unë, me shumë lekë, në jetë mund të ndodhë që mund të bëhen gabime, por unë deri më sot, të pakten në mënyrë flagrante nuk besoj ti kem bërë. Nuk kam mashtruar kurre askënd. Supozojmë që ekziston i mashtruari dhe mashtruesi, unë besoj që i vetmi i dëmtuar këtu, jam unë.
Bledian Koka: Gabriele, a je ti një gënjeshtar?
Gabriele Tarroni: Nëse të gënjesh do të thotë për para? Jo. Nëse në ndonjë rast, privatisht mund t’i kem thënë ndonjë gënjeshtër bashkëshortes, atëherë ndoshta po. Le ta pranojmë se jam gënjeshtar, por për dy vite letrat i kishin në dorë, nuk arritën t’i gjejnë, nuk do ketë asnjë gazetë që do ti zbulojë sepse nuk ekzistojnë. Është thjeshtë mbeturinë. Është si një mizë që ta vendosin në sy për të devijuar diskutimin. Ne po flasim për këtë, ndërsa ata gjejnë një mënyrë që opinioni publik të mendojë që po flitet për diçka tjetër. Por, ky është një kapitull i mbyllur. Nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ti do më bësh një pyetje. Pse je këtu dhe nuk jë në Itali? Sapo jam kthyer. Kam qënë në Itali gjithë kohës. Gjithmonë nëpër hotele dhe kur shkon nëpër hotele duhet të regjistrohesh, duhet të japësh dokumentat. Po të kisha frikë do të isha fshehur. Nuk jam një person në kërkim. Në Itali, a e di se përse kam shkuar? Për të tërhequr dëshminë time të penalitetit që padyshim është e pastër.
Bledian Koka: Çfarë ke bërë për të shkuar në burg?
Gabriele Tarroni: Për këtë nuk ja kam idenë. Më fal, por nuk mund të jap një përgjigje. Nuk mund ta jap unë, nuk mund ta japë as Shqipëria. Askush nuk mund të japë arsyen përse unë përfundova në burg. Kanë thënë se unë i kam marrë vetes time 800 mijë euro. Sot, për sa jam në dijeni, askush nuk më ka demostruar, jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës që unë kam vepruar në mënyrë jo të rregullt kundër një personi të tretë që mund të përshkruhet si i mashtruar.
Bledian Koka: Mund të na shpjegosh të gjitha veprimet financiare që kanë vënë në dyshim besnikërinë tënde me ortakun tënd?
Gabriele Tarroni: Ortaku im për mua ishte më shumë se një vëlla, të them që ishte vetëm një shok është pak. Unë nuk do të kisha folur për asgjë përballë teje.
Bledian Koka: Dhe po flasim për zotërinë…
Gabriele Tarroni: Alberto Presezzi.
Bledian Koka: Gabriele, ti mendon se kjo grindje me Alberto Presezzi ka të bëjë me inceneratorët?
Gabriele Tarroni: Sigurisht! Kanë të bëjnë me gjëra që unë i di…sepse unë merresha me sektorin e shitjes së mishit, jo me sektorin e shitjes së energjisë. Unë edhe pse isha në dijeni sepse isha aty, një metër distancë, shihja dhe dija gjithçka. Ndoshta kjo ishte pika… Një person si unë që isha i vetmi menaxher që kishte. Shoferi im (Miliad) Lopa nuk është një menaxher. Personat e tjerë që janë aty, Giafalone apo ndonjë tjetër, janë të gjithë persona që kanë një eksperiencë inegzistente në menaxhim.
Bledian Koka: Kush është Giuseppe Giafalone?
Gabriele Tarroni: Është një si Miliad Lopa. Është një nga pronarët fiktivë që punojnë në fushën e biznesit të kësaj shoqërie të krijuar jo vetëm nga Presezzi, por edhe persona të tjerë.
Bledian Koka: Ka qenë Presezzi që të bëri denoncimin?
Gabriele Tarroni: Lopa, shoferi im.
Bledian Koka: Presezzi e dinte që ai po të bënte denoncimin?
Gabriele Tarroni: Patjetër, ia ka thënë Presezzi.
Bledian Koka: Kur dole nga burgu, Presezzi ka kërkuar t’ju takojë për tu sqaruar?
Gabriele Tarroni: Ai e bëri lëvizjen e tij, ai nuk do të më flasë sepse ndoshta ka nërgjegjen e pistë. Çdo veprim e ka një kunërveprim.
Bledian Koka: Nga ku vjen ky pushteti i Presezzi?
Gabriele Tarroni: Nga paratë, ai…
Bledian Koka: Po edhe ti kishe lekë.
Gabriele Tarroni: I vetmi vend që unë nuk njihja dhe që nuk mund të bëja asgjë ishte Shqipëria dhe vendi ku më kapën ishte Shqipëria sepse këtu askush nuk mund të më bënte asgjë.
Bledian Koka: Të tjerët që i ke rreth teje pse duan që ti të arrestohesh?
Gabriele Tarroni: Sepse ishte ai momenti që nuk isha në një linjë me direktivat e kompanisë.
Bledian Koka: Për shembull…
Gabriele Tarroni: Nuk isha në një linjë me direktivat e kompanisë. Mua më kërkojnë të bëj diçka, unë e bëj, por kur shoh se gjërat nuk shkojnë mirë, unë…
Bledian Koka: Ka të bëjë me inceneratorin?
Gabriele Tarroni: Me shumë gjëra, po flasim për qeveri dhe lekë.
Bledian Koka: Po flasim për larje të…
Gabriele Tarroni: Po flasim për këto gjëra.
Bledian Koka: Për larje parash të pista?
Gabriele Tarroni: Po sigurisht, që vijnë nga shtete, jo nga persona.
Bledian Koka: Nga Shqipëria?
Gabriele Tarroni Shqipëria është përfituese…
Bledian Koka: Si?
Gabriele Tarroni: Këtu ishim përfitues në një hotel, Shqipëria është burim…
Bledian Koka: Irani ka lidhje?
Gabriele Tarroni: Është vetëm Irani. Hezbollah dhe Pasdaran, organizatat terroriste më të rëndësishme në botë.
Bledian Koka: Ti po më thua se Hezbollah dhe Pasdaran po bëjnë larjen e parasë në Shqipëri?
Gabriele Tarroni: Unë mund të them, por nuk kemi… kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas.
Bledian Koka: Çfarë do të thuash se në kompjuterin tim ka prova të forta. Për çfarë po flasim?
Gabriele Tarroni: Unë merrja shumë gjera nga posta përfshi edhe biletat e avionit. Sa herë që shikoja biletat e avionit, kryesisht të avionit, i mbaja të gjitha. Iranianët kanë nevojë për viza. Kush i firmoste vizat? Presezzi! Në kompjuterin tim kam të gjitha vizat e këtyre njerëzve. Ti kërko në google se kush është x person dhe ti sheh kush ishte dhe kush është
Bledian Koka: Presezzi ka kompani në Iran?
Gabriele Tarroni: Ka një kompani të krijuar në Itali, me kompaninë më të rëndësishme të sekstorit të energjisë Iraniane.
Bledian Koka: A mund ta shpjegosh për të gjithë shqiptarë, çfarë do të thotë ky raporti i Pasdaranëve me Bruno Presezzin SPA?
Gabriele Tarroni: Janë e njëjta gjë nuk ka asnjë ndryshim. Është klienti i parë më i mirë i Bruno Presezzi, është ortaku personal i Albertos në kompaninë TUGA, në kompaninë që materialisht ka paguar Franco Tossi. Këta janë gjërat.
Bledian Koka: Në telefon na ke thënë që ti njeh z. Erion Veliajn?
Gabriele Tarroni: E kam takuar dy herë
Bledian Koka: E konfirmon edhe një herë këtë deklaratë?
Gabriele Tarroni: E kam takuar dy herë tek “ Cioccolati Italiani dhe tek “Tribe”. M ka prezantuar (Miliad) Lopa.
Bledian Koka: Takimi i parë si erdhi dhe pse?
Gabriele Tarroni: Ky takim u bë për tërmetin, ku kishim dërguar dhe veshëmbathje. Isha unë Lopa ai dhe persona të tjerë që nuk ia di emrat. Mu prezantua me një avokate shumë të lezetshme me flokë të gjata të kuqe. Por emrat nuk ia di sepse e kam parë vetëm një herë.
Bledian Koka: Çfarë roli ka Veliaj në këtë histori?
Gabriele Tarroni: Unë e di sepse ma ka thënë Lopa. Një ditë ishim në makinë dhe më thotë:-Hej sapo u ktheva nga Teherani.
Unë i thashë: Epo mirë, të lumtë. Po me kë shkove?
Ai më tha: Shkova me mikun tim kryebashkiakun e Tiranës.
Duhet të ketë qenë viti 2017 ose 2018 diçka e tillë. E kam të fiksuar në memorie të gjithë diskutimin.
Bledian Koka: Më pas ti ke deklaruar se ka ardhur Erion Veliaj në Monza tek Presenzzi SPA.
Gabriele Tarroni: Isha i ulur në zyrën time dhe i pashë të hynin në sallën e mbledhjeve.
Bledian Koka: Kur ka ndodhur kjo vizitë në cilin vit?
Gabriele Tarroni: Ka ndodhur në vitin 2017-2018
Bledian Koka: Cili ishte motivi i kësaj vizite?
Gabriele Tarroni: Sigurisht inceneratori i Zimbabwe.
Bledian Koka: Si u njohën Presenzzi dhe Veliaj?
Gabriele Tarroni: Thamë që do të flasim vetëm të vërtetën, nuk mund të ta them sepse nuk e di, sepse mund të them diçka që nuk është e vërtetë. Preferoj më mirë që të hesht. Po flasim për gjëra, frika ime është të të them gjëra që më pas… Unë jam i shqetësuar për ty si gazetar. Pas kësaj interviste unë dhe ti do të kemi probleme të mëdha. Mbi të gjitha se po themi gjëra të vërteta. Unë e di se është kështu sepse çdo gjë që po të them është kështu. Nuk ka asnjë të vërtetë tjetër, është vetëm kjo. Dy italianët që kanë marrë ekspuls nga Shqipëria janë Vittorio Emanuele që ishte mbreti i Italisë dhe unë… por unë nuk jam mbret. A e kuptoni se në çfarë niveli jemi dhe për çfarë po flasim? Nëse unë do të isha në Shqipëri dhe këto ti flisnim në Shqipëri do të ishte ndryshe apo jo?
Bledian Koka: Si është e mundur në një moment në vitin 2017, Miliad Lopa ishte në një takim me kryeministrin Edi Rama?
Gabriele Tarroni: Nuk ishte Miliad Lopa me Edi Ramën.
Bledian Koka: Jo ishte edhe Presezzi dhe përsona të tjerë.
Gabriele Tarroni: Ehh. Miliad Lopa është vetëm shofer shkonte me furgonin për t;ju shpërndarë klientëve panetone. Po kush është në të vërtetë personi dhe emri sepse nëse dikush duhet të shkojë në burg është ai.
Bledian Koka: Sipas teje Alberto Presezi është kapoja i vërtetë i inceneratorit?
Gabriele Tarroni: Është kapo i inceneratorëve.
Bledian Koka: Është ai pronari i inceneratorëve?
Gabriele Tarroni: Është ai pronari i inceneratorëve sigurisht, përndryshe nuk do ta bënte. Ai ose është pronari i inceneratorëve ose nuk është asgjë.
Bledian Koka: Pse duhet të të besojnë shqiptarët për të gjitha gjërat që na treguat?
Gabriele Tarroni: Unë nuk të kërkoj që të më besojnë mua, por shihni faktet. Shkoni t’i shihni të gjitha gjërat. Atëherë unë të kërkoj ty dhe atyre që po më ndjekin, që po të ndjekin edhe ty, të mos më dëgjoni mua. Shihni vetë ju, se cili është realiteti i fakteve. Unë mund të ju them shumë gjëra të vogla, bashkojeni dhe nxirrni vetë përfundimin. I keni aty.
Bledian Koka: Nga të gjitha gjërat që na the, sidomos për pjesën e inceneratorit, nëse të kërkohet që të jesh dëshmitar, do ta bëje?
Gabriele Tarroni: Më shumë kënaqësi. Por në territor asnjanës, duke pasur parasysh se për dy vite kam qenë në duart e tyre, tani jam unë ai që e zgjedh vendin për të bërë çdo gjë. Sigurisht! Unë nuk kam asgjë për të fshehur, janë të tjerë ata që kanë diçka për të fshehur. Të më japin kompjuterin tim, të më japin telefonat e mi dhe i hap para syve të tyre. Këtu, në një territor neutral. Natyrisht, të më japin 4 minuta kohë për t’i karikuar dhe unë do t’ja jap të gjitha të dhënat. Kjo është mafia. Është një familje e madhe nga ku, pasi ke hyrë, nuk del dot më aty. Unë dola. /Syri.net/
Discussion about this post