GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Media italiane: Qeveria shqiptare t’i paguajë 120 mln € Becchettit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Media italiane: Qeveria shqiptare t’i paguajë 120 mln € Becchettit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italiane shkruajnë se qeveria e Edi Ramës duhet që të paguajë biznesmenin italian Francesko Beccetti me 120 milionë euro, pasi humbi në Arbitrazh. Në mediat e vendit fqinj nënvizohet se Beccetti i është drejtuar edhe kryeministres italiane Meloni, që të mund të marrë paratë që i takojnë.

Nga NICOLA BORZI, Il Fatto Quotidiano

Pas një dekade betejash ligjore, Shqipëria e ka humbur përfundimisht çështjen për rishikim të vendimit të arbitrazhit që i njeh sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe personave të tjetër një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro.

Shuma është e madhe, e barabartë me 0.75% të prodhimit të përgjithshëm bruto të Tiranës, që më 2022 arriti 16.2 miliard euro.

Konflikti ligjor kishte të bënte me Agon Channel, një kanal televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i hapur në prill 2013.

Për shkak të kritikave ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, qeverisë së tij dhe politikanëve të tjerë, kanali u mbyll në tetor 2015, pasi Becchetti dhe nëna e tij, Liliana Condomitti, u akuzuan padrejtësisht për pastrim parash.

Pasuritë e Becchetti-t u ngrinë, u nxor një mandat arresti ndërkombëtar dhe u kërkuar ekstradimi.

Në tetor 2015, Becchetti u arrestua në Londër, por në korrik 2016 Gjykata Penale e Ëestminster-it refuzoi mandatin e ekstradimit, duke i përkufizuar provat shqiptare “totalisht të rreme”.

Hedhjen poshtë të kërkesës së Shqipërisë e bëri ICSID në Ëashington, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet, që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.

Sipas ICSID, mandatet e arrestit të nxjerra nga qeveria e Ramës kundër Becchetti-t dhe administratorit të Agon Channel, Mauro De Renzis – të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh, përvetësim të padrejtë dhe riciklim parash – ishin të motivuara nga kritikat e televizionit kundër qeverisë shqiptare dhe se mbyllja e televizionit ishte kulmi i një fushate politike kundër Beçhetti-t.

Gjykata e Londrës vendosi që Tirana kishte abuzuar me procedurën gjyqësore. Pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte, Interpol tërhoqi mandatet e arrestit kundër Becchetti-t e De Renzis.

Tani vendimi i vitit 2019 bëhet përfundimtar dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 120 milion Becchettit dhe personave të tjerë të prekur.

Becchetti u shpreh: “Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama dhe qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen”.

Etiketa: BecchettiKryesore1Media Italianeqeveria shqiptare

Lajme të lidhura

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Para
Jori tregon historinë me Berluskonin: Mori në telefon regjinë…

Jori tregon historinë me Berluskonin: Mori në telefon regjinë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com