GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nga Rusia kthehen 31 fëmijë ukrainas, lot gëzimi gjatë ribashkimit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Rusia kthehen 31 fëmijë ukrainas, lot gëzimi gjatë ribashkimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tridhjetë e një fëmijë u kthyen në Ukrainë pasi u dërguan ilegalisht në Rusi nga territori i kontrolluar nga Moska, njoftoi sot në rrjetet sociale organizata joqeveritare Save Ukraine.

“Sot ne mirëpresim 31 fëmijë të tjerë që u dërguan ilegalisht në Rusi nga territori i pushtuar”, shkruan Mikola Kuleba, kreu i OJQ-së.

Fëmijët u dërguan në Rusi nga Kharkivi (në verilindje të Ukrainës) dhe nga rajoni Kherson (në jug), sipas organizatës detyra kryesore e së cilës është të luftojë, siç thotë, kundër dëbimit të fëmijëve ukrainas.

Sipas organizatës, fëmijët me çanta kaluan kufirin në këmbë të premten, të shoqëruar nga të afërmit dhe më pas hipën në autobus për të vazhduar udhëtimin.

Kuleba vlerësoi “nënat heroike” që erdhën në kërkim të fëmijëve të tyre, dhe tha se ky ishte misioni më i vështirë i organizatës deri më tani.

“Një grua e moshuar që po merrte dy nipërit e saj vdiq në rrugë nga stresi”, tha ai, duke postuar në Facebook se Shërbimi i Sigurisë ruse (FSB) kishte marrë në pyetje gratë ukrainase për 13 orë.

Autoritetet në Kiev vlerësojnë se më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe shumë prej tyre janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve.

Moska i mohon pretendimet dhe thotë se ka ‘shpëtuar’ fëmijët ukrainas, duke i nxjerrë ata nga zona e konfliktit dhe duke përgatitur një plan për kthimin e tyre te familjet e tyre.

Etiketa: FemijeribashkimRusi

Lajme të lidhura

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur
Botë

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor
Botë

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26
Para
“Shteti na ka shitur”, banorët e Bërxullës përsëri në protestë

“Shteti na ka shitur”, banorët e Bërxullës përsëri në protestë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta
Aktualitet

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26

Në ditën e 86-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, eksperti i IT-së Gent Progni  bëri thirrje që...

Lexo më shumë
Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

21:13 - 24/08/26
Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

20:56 - 24/08/26
Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

20:31 - 24/08/26
86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”:  Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

20:18 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com