GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 1 MLN €/ Si i futi në kacafytje Veliaj dy miqtë e tij që sharrojnë pyjet

14:38 - 10/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Tenderi 1 MLN €/ Si i futi në kacafytje Veliaj dy miqtë e tij që sharrojnë pyjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët në shkelje të ligjit, me gara fiktive dhe të hartuar për të kënaqur miqtë e qeveritarëve, përveçse po vjedhin paratë e qytetarëve, çojnë në përplasje mafioze mes palëve. Policia në Elbasan ka arrestuar qytetarët Algert Alcani (27 vjeç), Edmir Boci (37 vjeç) dhe Shaqir Alcani (62 vjeç), për shkak se kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për një tender. Familja Alcani i ka kërkuar këtij të fundit që të tërhiqet nga gara ose ndryshe do t’i vrisnin djalin. Ky rast na le të kuptojmë arsyet e tërheqjeve të dyshimta në KPP të kompanive që kanë denoncuar më parë shkeljet e tenderëve, apo të pjesëmarrjes fiktive.

Të dy palët e këtij konflikti janë të privilegjuar nga Lali Eri. Shaqir Alcani dhe Eral Myftaraj kanë përfituar shumë tenderë, edhe pa garë fare, nga kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Një prishje e ekuilibrave ka shjellë përplasjen. Në foton më poshtë është tenderi që futi në sherr biznesmenët.

Gara është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës dhe fondi limit i akorduar kap vlerën e mbi 964 milionë lekëve. Tenderi ka si objekt “blerje e lëndë djegëse pellet për ngrohje dhe shpërndarjen në objektet arsimore”.

Nga procesi i prokurimit është shpallur fituese firma “AL-MEXWOOD”, në pronësi të  Eral Myftaraj.

Në garë ka marrë pjesa edhe firma “Alcani shpk” në pronësi të Shaqir Alcanit. Data e mbajtjes së tenderit në fjalë është 10 marsi i këtij viti, ndërsa fituesi është shpallur më 3 prill 2023. Alcani nuk e ka duruar dot këtë gjë dhe e ka kërcënuar. Mësohet se Shaqir Alcani së bashku me të birin Algert Alcani kanë paguar persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli për të kërcënuar biznesmenin nga Cërriku.

Kjo “luftë” mes tyre duket se është bërë për të vendosur se cili ta do të zërë vendin e përhershëm për të fituar tenderë nga Bashkia Tiranë. Të dyja firmat regjistrojnë miliona euro të dhëna nga Veliaj vetëm për blerje druri ndër vite.

Madje vetëm pak ditë më parë, Alcani për të njëjtin objekt nga i njëjti institucion ka marrë një tender, por me vlerë me të ulët. Ky tender i është dhënë pa garë, si dhuratë për të zbutur sherrin mes dy oligarkëve. Por, as kjo nuk i ka mjaftuar Alcanit dhe ka vepruar vetë.

Kush është Shaqir Alcani

Shaqir Alcani, që është tërbuar se Veliaj e la jashtë ndarjes së tortës së madhe këtë herë. Ai është një nga sipërmarrësit më të preferuar të tij. Ky pozicion e ka ndihmuar të marrë tenderë nga të gjithë bashkitë. Të paktën vetëm në 4 vitet e fundit firma “Alcani shpk” ka përfituar 3 miliardë lekë nga Thesari i Shtetit. Sikur duket në tabelën më poshtë pjesa më e madhe janë të dhëna nga Bashkia Tiranë. Madje Shaqir Alcani njihet ndryshe edhe si “Mafia i pyjeve”, për shkak se pret pemë pa kriter në mënyrë që të mbuloj shërbimet për tenderët miliarda lekë që fiton.

 

Vetëm pak ditë më parë në Ina Media është denoncuar se dhjetëra kompani, që kanë marrë me koncesion pyjet në qarkun e Elbasanit, vazhdojnë të presin dru, edhe pse që prej vitit 2016 është në fuqi moratoriumi. Pjesa dërrmuese e këtyre kompanive kanë bërë kërkesë për shtyrjen e koncesionit përtej afatit 10-vjeçar, e drejtë që ua njeh ligji. I pari mes tyre është Shaqir Alcani.

Firmës së tij pritet t’i përfundojë kontrata 10-vjeçare në vitin 2023. Ai ka marrë me koncesion sipërfaqen Neshtë-Prevallë. Sipas kontratës ajo duhet të shfrytëzojë 61 mijë m3 lëndë drusore, por deri në vitin 2021 ka vjelë vetëm 16 mijë m3. Pra, babëzi për të bashkëpunuar me Erion Veliajn shkakton këto dëme.

Eral Myftaraj

Ndërkohë edhe i kërcënuari Eral Myftaraj nuk është edhe aq i pafajshëm. Sepse vetëm me firmën  “AL-MEXWOOD ai gëzon dy kontrata për shfrytëzim pyjesh. Ndërkohë njësoj si Alcani në vitet e fundit ka përfituar 3 miliardë lekë tenderë, mbi 90% nga bashkia Tiranë.

 

Ai zotëron edhe një tjetër firmë të quajtur “Meteo” , përmes të cilës ka përfituar dhjetëra tenderë pa garë . Po ashtu me firmën ALMEX GREENWOOD ka përfituar më shumë tenderë për ngrohje nga bashkitë Librazhd, Elbasan dhe Gramsh.

Lexo edhe: Veliaj i fal Çaushajt 530 mln lekë, tender “ndërtimi” për çerdhen që ekziston

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: arrestEral MyftarajErion VeliajkercenimShaqir Alcanitendera

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Zbulohen detajet e ndarjes së çiftit të famshëm

Zbulohen detajet e ndarjes së çiftit të famshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com