GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i fal Çaushajt 530 mln lekë, tender “ndërtimi” për çerdhen që ekziston

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i fal Çaushajt 530 mln lekë, tender “ndërtimi” për çerdhen që ekziston
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj firmos kontratën 530 milionë lekë në favor të fituesit të një tenderi pa garë. Nuk mjafton që projekti është i shtrenjtë, sikur do të ndërtohet objekti nga e para, por tenderi skuqet nga shkeljet. Në fakt do të duhej thjesht një meremetim i godinës, por tenderi bëhet për “ndërtim”, kur çerdhja ekziston. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Ndërtim kopsht dhe çerdhe e integruar Nr.50”.

 

Në fakt në foton më poshtë tregohet se ky kopsht ekziston si një godinë dykatëshe në kushte shumë të mira.

Kjo foto është publikuar në vetë faqen e Bashkisë së Tiranës. Pra, mjafton që t’i shtohet ndonjë kat tjetër ose të rikonstruktohet, nëse është e nevojshme. Por këto punime nuk do të kërkonin 530 milionë lekë. Këtë fond të madh e fiton kompani ndërtuese për vetëm 6 muaj punë! Veliaj do bënte mirë të shtonte edhe një kopsht tjetër publik, se sa të përdor paratë për të pasuruar kompanitë e privilegjuara.

Por ka edhe një problem tjetër. Pasi tani jemi në mes sezoni dhe transportimi i fëmijëve në ambiente të tjera mund të sjellë shqetësim tek familjet. Aktualisht kjo godinë është duke funksionuar si çerdhe dhe kopsht, çka do të thotë se në të ndodhen edhe fëmijë poshtë moshës 5-vjeç.

Shkeljet në prokurim

Kemi të bëjmë me një abuzim të hapur të krybashkiakut Veliaj, që tregohet nga vetë dokumentet e tenderit. Ky prokurim ka marrë “Red Flag” nga monitoruesi Open Data Albania për shkak se fituesi është shpallur sipas dëshirës së kryebashkiakut, pa garë fare. Në dokumente shihet se për këtë tender kanë paraqitur oferta jo pak, por 13 firma. Ç’ndodhi me 12 të tjerat? Lali Eri i ka skualifikuar edhe ofertat më të lira. Komisioni i tenderit i ka hequr nga gara pasi “nuk kanë dorëzuar formularin me objektet që u duhen për punime”.

 

Sipas ligjit, në këto raste, pas verifikimit në fazën e parë, AK duhet të vërë në dijeni kompanitë për mangësitë në dokumentacione dhe t’iu lërë një afat për t’i rikuperuar.

Por, Veliaj nuk merret fare me ligjin, kështu ka lënë në garë vetëm firmën “INA”, në pronës të Ferdinant Çaushit.

Kjo firmë me ndihmën e komisionit që shkel ligjin e prokurimit, rrëmbeu tenderin me ofertën e paraqitur prej 430 milionë lekë. Theksojmë se u mënjanuan edhe dy firma të tjera kanë paraqitur oferta me verë 410 dhe 400 milionë lekë, pra më lirë se fituesi.

Në përfundim, 430 milionë lekë janë marrë nga xhepat e taksapaguesve kryeqytetas dhe i janë xhiruar Çaushit të paracaktuar. Ndërkohë, Lali Eri vazhdon të shpërdorojë fondet publike, si në këtë rast, kur nuk pyet se këto para kanë duhet të shkonin për fëmijët e çerdheve!

Lexo edhe: Çdo foto pranë Erion Veliajt është një gur kundër Zotit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: erion veliajm kopshti nmr 50Ferdinand Caushindertimrindertim

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Këpuca e Artë, bomberi i Premier League nuk ka rivalë

Këpuca e Artë, bomberi i Premier League nuk ka rivalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Aktualitet

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga...

Lexo më shumë
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com