GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përballja Benfica-Inter, gjithçka duhet të dini për sfidën e sotme

10:10 - 11/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Përballja Benfica-Inter, gjithçka duhet të dini për sfidën e sotme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e sotme, Benfika do të presë në “Estadio da Luiz” Interin në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për aktin e parë të çerekfinales së Champions League. “Shqiponjat” portugeze eliminuan Club Brugge në fazën me eliminim direkt për të arritur në çerekfinale.

Nga ana tjetër, Interi eliminoi skuadrën tjetër portugeze, atë të Portos. Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm në Champions League për Benfikën, duke përfunduar grupin të parët, ku në përbërje kishte ekipe si PSG dhe Juventus. Skuadra e Roger Schmidt është e pamposhtur në kompeticionin e këtij viti, një sukses që e ndajnë me Manchester City dhe Bayern Munich, dhe forma e tyre do të thotë se ata mund ta mbajnë serinë pa humbje edhe në sfidën e sotme përballë Interit në Lisbonë.

Vetëm Napoli me 25 gola ka shënuar më shumë se Benfika në Champions League këtë sezon, mne portugezët që kanë regjistruar 23 të tillë, një statistikë që do të shqetësonte zikaltërit, të cilët kohët e fundit kanë pasur vështirësi për ta mbajtur portën e paprekur në Serie A.

Shënuesit për Benfikën janë të shpërndarë, me Jao Marion që ka gjetur gjashtë herë rrjetën, me Rafa Silva dhe Goncalo Ramos që kanë gjetur rrjetën përkatësisht pesë dhe tre herë. Në ligën e tyre portugeze, Benfika ndodhet në vendin e parë me 71 pikë, 7 më shumë se rivalët e tyre të Portos. Statistikat e golave të shënuar dhe të pësuar janë gjithashtu të frikshme, ku 68 herë kanë shënuar dhe 16 herë kanë pësuar gol.

Nga ana tjetër, Interi i Simone Inzaghit ka pasur luhatje të ndjeshme dhe për një periudhë të gjatë rezultatet janë vetëm negative për ta. Të mposhtur nga Bologna dhe më pas një fitore minimale ndaj Portos në ndeshjen e parë në Champions, filloi një rrugëtim të vështirë duke fituar vetëm një një ndeshje në shtatë të tilla. Shënimi i golave ka qenë një problem për djemtë e Inzaghit, me zikaltërit që nuk shënuan më shumë se një gol në tre nga ato shtatë ndeshje, dhe gjithashtu nuk arritën të gjenin rrjetën në po aq ndeshje.

Barazimi 1-1 i së premtes kundër Salernitanës ishte thuajse komik, me Lukakun që tentoi disa herë por duke gabuar dhe me një Ochoa të mrekullueshëm që bëri pritje të jashtëzakonshme për ekipin vendas duke i dhënë shpresë deri në sekondat e fundit të lojës, gjë që u shpërblye me një gol fantastic nga Candreva duke çuar shifrat në 1-1. Duke marrë një statistikë të përgjithshme në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Benfika regjistron 4 fitore dhe 1 humbje, ndërsa Interi 3 humbje dhe 3 barazime.

Benfika do të bëjë sot pa mbrojtësin e krahut Ba, Julian Draxler dhe Otamendin i skualifikuar, ndërsa Guedes dhe Ristic janë në mëdyshje, por mund ta startojnë edhe nga stoli këtë sfidë. Interi nga ana tjetër ka dy mungesa shumë të rëndësishme, me Calhanoglu dhe Skriniar ku të dy janë të dëmtuar.

Benfika mund ta ta nisë sot sfidën me Vlachodimos në portë, Gilberto, Silva, Morato dhe Grimaldo në vijën e mbrojtjes. Chiquiho dhe Florentino përpara mbrojtjes me katër, ndërsa Rafa Silva, Joao Mario dhe Aursens pas sulmuesit Goncalo Ramos.

Interi pritet ta fillojë me Onana në portë dhe treshen e mbrojtjes Bastoni, Acerbi dhe Darmian. Mesfusha do të përbëhet me pesë si gjithmonë, ku priten titullarë Dimarco dhe Dumfries në krahët e mesfushës, ndërsa Mkhitaryan, Brozovic dhe Barella në qendër të mesfushës. Sulmi pritet të jetë dyshja Lautaro-Dzeko.

Benfika pritet të luajë me një besim të madh dhe me një forcë shtytëse pasi ndeshja e parë luhet në shtëpinë e “shqiponjave”, ndërsa Inzaghi duhet t’i injektojë skuadrës qetësinë mentale, pasi kjo është ajo që mungonë 11 zikaltërve në fushën e lojës./abcnews.al/

Etiketa: benficainter

Lajme të lidhura

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
Para
Banorët e Bërxullës rinisin protestën përpara Hipotekës

Banorët e Bërxullës rinisin protestën përpara Hipotekës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com