GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sondazhi/ Zgjedhjet në Turqi, kandidati opozitar përpara Erdoganit

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Sondazhi/ Zgjedhjet në Turqi, kandidati opozitar përpara Erdoganit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sondazh i fundit mbi zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi reflekton të njëjtën tendencë të anketimeve të cituara në muajin mars nga Reuters: Rivali i Rexhep Tajip Erdoganit, kreu i CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu, i nominuar si kandidat i Aleancës Kombëtare, është përpara presidentit turk.

Megjithatë, pritet gjerësisht që zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit turk të përcaktohet në balotazh. Disa kompania anketimi përfshirë Eurasia, MAK, Saros dhe Yoneylem që kanë kryer hulumtime përgjatë gjithë muajit të kaluar dhe ato të prillit janë bërë tashmë publike. Nga hulumtimi i fundit, rezulton se Kılıçdaroglu mund të grumbullojë 47% të votave,  Erdogan 42 për qind, ndërsa votat e të tjerëve përfshirë Muharrem İnce janë 3 për qind.

Numri i votuesve të pavendosur llogaritet në 8%. Sipas hulumtimit të “Turkiye Raporu”, i cili publikoi studimin e anketës në mes të marsit, ka një diferencë prej 9 pikësh mes Kılıçdaroglu dhe Erdoganin. Presidenti turk i cili po kandidon për një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet e majit, ka qëndruar për 20 vjet në pushtet.

69-vjeçari, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2003-2014 dhe më pas si president, filloi si një reformist që zgjeroi të drejtat dhe liritë, duke bërë të mundur që vendi i tij me shumicë myslimane të fillonte negociatat e anëtarësimit në BE.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të 14 majit, mund të jenë më sfidueset deri tani për të. Ato do të mbahen në mesin trazirave ekonomike dhe inflacionit të lartë, vetëm tre muaj pas një tërmeti shkatërrues që shkaktoi vdekjen e dhjetëra – mijëra personave.

 

Etiketa: sondazhTurqiZgjedhje

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Si Armand Gosa masakroi babanë e dy fëmijëve për një shikim

Si Armand Gosa masakroi babanë e dy fëmijëve për një shikim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bulevardi kthehet në “arenë lufte/ Policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë
Aktualitet

Bulevardi kthehet në “arenë lufte/ Policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë

14:25 - 29/11/26

Situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar. Disa prej...

Lexo më shumë
Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre

Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre

14:14 - 29/11/26
Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë! “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë! “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”

14:05 - 29/11/26
Al Jazeera pasqyron revoltën qytetare në Tiranë: Mijëra shqiptarë në rrugë kundër korrupsionit

Al Jazeera pasqyron revoltën qytetare në Tiranë: Mijëra shqiptarë në rrugë kundër korrupsionit

13:35 - 29/11/26
Protesta kombëtare/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë

Protesta kombëtare/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë

13:17 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com