Interi ka mposhur 0-2 në Da Luz Benficën në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League. Zikaltërit me këtë sukses janë më pranë se kurrë gjysmfinaleve.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë nuk prodhoi gola ndërsa me fillimin e të dytës Barrela ndëshkoi portugezët me një gol me kokë.
Në 10 minutat e fundit, Lukaku dyfishoi shifrat nga pika e bardhë falë një penalltie të dhënë nga sistemi VAR pas prekjes me dorë të Joao Mario.
Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më 19 prill.
Discussion about this post