GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia i do të gjithë në dispozicion për sprintin final

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Egnatia i do të gjithë në dispozicion për sprintin final
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mund të duket edhe si një “eksperiment” kjo që ka bërë e vijon të bëjë këtë sezon Egnatia. Aktualisht në organikën e skuadrës rrogozhinase, për thuajse tërë këtë periudhë të fazës së tretë dhe të katërt, janë 20 futbollistë që po mbajnë peshën kryesore.

Pjesa më e madhe e tyre, përtej minutave që kanë pasur te skuadra e të rriturve, është parë e arsyeshme herë pas here, të aktivizohen edhe me skuadrën Shpresa të Egnatias U-21, e cila drejtohet nga një emër shumë i njohur në Rrogozhinë për tri vitet e fundit, siç është shkodrani Ndriçim Shtubina.

Ky i fundit dihet se ka mbajtur rolet e ish-futbollistit e ish-kapitenit para se të “varte këpucët në gozhdë” e pas kësaj postin e ish-drejtorit teknik. Shtubina në këtë detyrë është prej mbi dy muajsh. Në fakt ai e mori skuadrën kur ndodhej në pozita të vështira, madje si e fundit në renditje. Ndërsa momentalisht Egnatia është në mesin e tabelës dhe ka një diferencë jo shumë të madhe nga skuadrat që ka mbi krye (vetëm 2 pikë larg vendit të 3-të e të 4-t).

Veçanërisht në ndeshjet e fituara më së fundmi që i përkasin fazës së tretë ecuria ka qenë e mirë. Tek U-21 Egnatia ka dalluar fitoret 5-3 me Dinamon në kryeqytet, 5-2 me Kukësin në Lekaj, dhe 4- 2 në Fier ndaj Apolonisë, është parë si një veprim krejt i zakonshëm luajtja e disa futbollistëve nga skuadra e të rriturve te një nivel më poshtë, siç është U-21. Por kjo mënyrë, siç ka pasur ecuri shumë të sigurt skuadra e madhe, duket se u ka dhënë edhe Shpresave U-21 më shumë shanse në sigurimin e rezultateve pozitive.

FUTBOLLISTËT – Janë 16 të tillë që kanë luajtur te Shpresa U-21 në 22 javë që ka luajtur në kampionatin e saj kjo skuadër. Konkretisht bëhet fjalë për Henri Zhoel Doukoko (17 ndeshje), sulmuesi kavajas, Flavio Meçja (12 ndeshje). Pasojnë këtë listë dy lojtarët që para se të largoheshin me huazim të Lushnja kanë numër të njëjtë ndeshjesh (secili nga 9), që janë kavajasi Geri Selita dhe fieraku Skerdilaid Levendi. Bledar Lila ka 8 ndeshje, Jamez Gbenga Ayinde (po 8 ndeshje), Aleksandro Kacbufi (7 ndeshje), Dos Santos Bezerra Klaudivan (ose siç njihej me epitetin “Bambam”) që para largimit të tij luajti 5 ndeshje.

Erald Hyseni para se të largohej te Skënderbeu (po 5 ndeshje), Jurgen Goxhaj para se të largohej te Teuta (3 ndeshje), po 3 ndeshje edhe portieri rezervë kavajasi Bruno Puja. Edhe nigeriani Ojediran Hamzat para se të largohej te skuadra hungareze e Debrecen pati luajtur 3 ndeshje në radhët e Shpresës U-21, letonezi Eduarts Emsis 2 ndeshje, sikurse dhe Donald Mëllugja dhe nga një ndeshje kanë luajtur Santos Xhekson e Hysen Memolla./PanoramaSport

Etiketa: egnatiaSport

Lajme të lidhura

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
Para
Artan Hoxha: Rama e di të vërtetën për vrasjen e Ervis Martinajt

Artan Hoxha: Rama e di të vërtetën për vrasjen e Ervis Martinajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com