GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Nuk ishte e qetë”/ Akoma shumë mistere rreth vetëvrasjes së volejbollistes italiane

13:49 - 14/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ishte e qetë”/ Akoma shumë mistere rreth vetëvrasjes së volejbollistes italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Julia Ituma u kishte thënë shokëve të skuadrës dhe trajnerit se nuk ishte mirë dhe më pas do të shkruante “lamtumirë” në grupin WhatsApp të ekipit përpara se të rrëzohej nga kati i gjashtë i hotelit në Stamboll. Këtë e raporton gazeta turke “Hurriyet” e cila rindërton mbrëmjen e fundit të volejbollistes italiane.

Dhe pikërisht në rikonstruksionin e orëve të fundit të jetës së lojtares së klubit Igor Novara, hetuesit po punojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në pritje të rezultateve të autopsisë që u kryen mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë ditën e djeshme në Stamboll kanë mbërritur nëna dhe tezja e vajzës e cila luajti për tre vite në Club Italia para se të mbërrinte këtë vit në Novara për sezonin e saj të parë në A1. Në sezonin e ardhshëm, ajo flitej se do transferohej drejt Cuneos ku mund të kishte luajtur si titullare.

Nëna e saj Elizabeth duke folur për “La Repubblica” ka lëshuar deklarata në të cilat thotë se nuk beson në mundësinë e një gjesti vullnetar për dhënien fund të jetës (duke dyshuar se vajza e saj është vrarë nga dikush) por hetimet duket se janë të drejtuara të gjitha drejt hipotezës së vetëvrasjes.

Deri më tani faktet janë se Julia Ituma foli deri në orët e vona të natës në telefon me një shoqe, një ish-shoqe klase (e cila më pas do t’i dërgojë mesazhe edhe shokut të dhomës duke theksuar “ajo nuk është e qetë”), më pas ka mbetur vetëm në korridorin e hotelit ku pamjet e kamerave të hotelit e tregojnë atë duke u endur dhe më pas ulur me kokën për një kohë të gjatë.

Rreth mesnatës ajo kthehet në dhomën e saj ku gjen shoqen e saj Lucia Varela dhe flet me të deri në orën një e tridhjetë kur Varelan e zë gjumi. Më pas ajo nuk dëgjon asgjë duke u zgjuar nga policia që e informon se Xhulia ka vdekur. Dje skuadra nga Novara është rikthyer në Itali.

Ndërkohë, është vendosur shtyrja e ndeshjes së parë çerekfinale të play-off-it ndërmjet Chieri-t dhe Novara-s që ishte caktuar për të dielën. Gara me siguri do të shtyhet për të mërkurën më 19 prill ndërsa ndeshja e 2-të do të rikuperohet midis të premtes dhe të shtunës./La Gazzetta dello Sport

Etiketa: dyshimi per vetevrasjeItumaNovaraSportStambollvolejboll

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Spahia i përgjigjet Ramës për mbjelljen e pemëve: Kontakto…

Spahia i përgjigjet Ramës për mbjelljen e pemëve: Kontakto...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com