GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje, debate të forta mes Reçit dhe avokatit të Lul Berishës

19:59 - 14/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje, debate të forta mes Reçit dhe avokatit të Lul Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reçi:Je në listë për tu vrarë,

Avokati:Dëshmo në gjyq, trego emra

Elton Qyno

Është shoqëruar me debate të ashpra seanca gjyqësore ndaj 6 të pandehurve, që akuzohen nga prokuroria e posaçme SPAK, për vrasjen e Vajdin Lamaj, Artan Arsit dhe Klodian Saliut. Ngjarje këto të ndodhura në 25 dhe 26 shkurtit 2005.

Edhe në këtë seancë, radhën për të dëshmuar dhe përgjigjur pyetjeve të avokatëve, e kishte bashkëpunëtori i SPAK, Luftar Reçi, i cili gjatë zhvillimit të gjyqit, ka polemizuar ashpër me avokatët e të pandehurit Lulzim Berisha dhe Indrit Rusi.

Debati ka lindur pas përfundimit të pyetje-përgjigjeve që dy të pandehurit Indrit Taullai dhe Emiljano Shullazi, i bënë bashkëpunëtorit Luftar Reçi.

Reçi në fazën e përgjigjeve pati përplasje me Shullazin, për sa i përket vërtetësisë së dëshmisë së tij, duke shtuar se Shullazin ai e njihte shumë pak si person.

Luftar Reçi, pranoi në sallën e gjyqit se nuk ka qenë me Shullazin ditën dhe mbrëmjen kur është vrarë Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Por sipas tij çfarë ka dëgjuar në burgun e Peqinit nga i dënuari Viktor Imeri, ka treguar në prokurori për këtë ngjarje.

Por teksa Taullaiu dhe Emiljano Shullazi, përfunduan pjesën më të madhe të pyetjeve, ka ndërhyrë avokati Detar Hysi, që mbron interesat juridike të të pandehurve Lulzim Berisha dhe Indrit Rusi.

Pyetjeve të avokatit Hysi, Luftar Reçi i është përgjigjur me fjalët se avokati flet me zë të ulët dhe bën pyetje sit ë sigurimit të shtetit.

Bashkëpunëtori i Prokurorisë, ka vijuar debatin me avokatin Hysi, duke e akuzuar këtë të fundit se i kishte marrë shuma të mëdha parash Lulzim Berishës, për të mbrojtur me çdo kusht në këtë proces gjyqësor.

Reçi ka hedhur akuza se intervistën e dhënë disa vite më parë, të pandehurit e kishin blerë 40 mijë euro tek një gazetare.

Por nga ana tjetër avokati është kundërpërgjigjur se paratë ja kishte marrë për mbrojtjen ligjore Lulzim Berishës dhe për këtë mbrojtje, ka paguar dhe taksa në shtet.

Ndërsa avokati Hysi, ka sulmuar Luftar Reçin në seancë, se duhet të ishte ai si dëshmitar që të tregonte, se sa para kishte marrë nga prokuroria, për të dëshmuar shpifjet në gjyq.

Por sërish Reçi, ka polemizuar duke shtuar se, avokati Hysi është në listë për tu vrarë, nga disa persona. “…ju jeni në listë për tu vrarë…dhe nëse nuk ju vret kjo listë, kanë për të të vrarë ata që ju po mbroni në këtë gjyq…”-ka deklaruar në seancë Luftar Reçi.

Por avokati Hysi, është kundërpërgjigjur sërish duke shtuar dhe kërkuar nga bashkëpunëtori i Drejtësisë, që të tregojë emrat para gjykatës se kush ishin personat e listës që donin ta vrisnin.

Avokati Hysi ka vijuar polemikën me anëtarët e trupit gjykues, duke i kërkuar që ti tërhiqnin vëmendje bashkë të pandehurit Luftar Reçi, me kërcënimet haptazi të bëra para gjykatës.

Nga ana tjetër dhe prokurorët mbajtën një qëndrim të ftohtë ndaj këtij debati. Ndërsa mes kësaj përplasje gjyqtarët vendosën të shtyjnë seancën për në datën 20 Prill, me qëllim vijim e pyetjeve të tjera për bashkëpunëtorin e Drejtësisë Luftar Reçi.

Prej datës 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin.

Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut.

Etiketa: DEBATEdetaje

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Dokumentet sekrete amerikane, çfarë dihet për të arrestuarin

Dokumentet sekrete amerikane, çfarë dihet për të arrestuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com