GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Tesla zgjeron zbritjet e çmimeve në tregjet e saj

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Tesla zgjeron zbritjet e çmimeve në tregjet e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tesla gjatë ditës së premte i uli çmimet për veturat e saja elektrike në Evropë, Izrael dhe Singapor, duke zgjeruar serinë e zbritjeve botërore të cilën e filloi në Kinë, përderisa shqetësimet për margjinën e fitimit të saj rriten.

Javën e kaluar, Tesla raportoi për një rritje prej vetëm 4 për qind në dërgesat e saj për tremujorin e parë në krahasim me tremujorin e kaluar, pavarësisht ofrimit të zbritjeve në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Australi dhe Kore të Jugut, me synimin e vetëm të nxitjes së kërkesave.

Disa ditë pas publikimit të të dhënave dëshpëruese të dërgesave, Tesla njoftoi edhe zbritjen e pestë të çmimit të veturave të saj në tregun amerikan, teksa Uashingtoni zyrtar përgatitet që të prezantojë standarde më të ashpra që do të kufizojnë kreditë tatimore për veturat elektrike, raporton Reuters.

Në vitin 2022, prodhuesi më i vlefshëm i veturave në botë, nuk kishte përmbushur as edhe objektivin e Elon Musk për dërgesat e veturave në rritje prej 50 për qind, por kishin stagnuar në një rritje prej 40 për qind për shkak të problemeve logjistike dhe rënies së kërkesës.

Gjatë së premtes Tesla tha se ka zbritur çmimet në disa tregje evropiane, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën për shkak të rritjes dhe përmirësimit në kapacitetin e saj të prodhimit.

Në tregun gjerman, Tesla ka ulur çmimin e automjeteve të saj Model 3 dhe Model Y nga 4.5 deri në 9.8 për qind, treguan të premten të dhënat në faqen e saj të internetit, duke shënuar uljen e dytë të çmimit këtë vit pas një uljeje çmimi prej 1 deri në 17 për qind, të cilën e kishin bërë në janar.

Në Singapor, çmimet për Model 3 dhe Model Y kishin një rënie prej 4.3 për qind dhe 5 për qind. Ndërsa në tregun e saj në Izrael, Tesla çmimin e Model 3 e uli në një shifër prej 25 për qind.

Etiketa: teslazbritjetzgjeron

Lajme të lidhura

Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?
Aktualitet

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?

14:55 - 29/04/26
Para
Spartak Ngjela: Femra me 2 të dashur quhet prostitutë, mashkulli…

Spartak Ngjela: Femra me 2 të dashur quhet prostitutë, mashkulli...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanjë/ Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura në kuti këpucësh poshtë krevatit, arrestohen dy vëllezërit e lidhur me mafien shqiptare të Dubait
Aktualitet

Spanjë/ Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura në kuti këpucësh poshtë krevatit, arrestohen dy vëllezërit e lidhur me mafien shqiptare të Dubait

11:27 - 11/08/26

Vijon mega-operacioni i përbashkët mes autoriteteve të Spanjës dhe Ekuadorit kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës,...

Lexo më shumë
Harta e re/ Cërriku nis firmosjen e peticionit: Bashkia të mbetet më vete

Harta e re/ Cërriku nis firmosjen e peticionit: Bashkia të mbetet më vete

11:05 - 11/08/26
Kërcënonte dhe shantazhonte duke kërkuar para, 24-vjeçari nga Tirana përdorte profile false

Kërcënonte dhe shantazhonte duke kërkuar para, 24-vjeçari nga Tirana përdorte profile false

10:52 - 11/08/26
Hoteli pa leje në Himarë, AMP shpall në kërkim 2 shefa policie

Hoteli pa leje në Himarë, AMP shpall në kërkim 2 shefa policie

10:36 - 11/08/26
Plagosen 4 të rinj në Gjirokastër nga përplasja e dy automjeteve

Plagosen 4 të rinj në Gjirokastër nga përplasja e dy automjeteve

09:48 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com