GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ne stadiumin mund ta bëjmë por ju bëni pjesën tuaj”/ Rama “përplaset” me presidentin e klubit të njohur

17:20 - 15/04/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ne stadiumin mund ta bëjmë por ju bëni pjesën tuaj”/ Rama “përplaset” me presidentin e klubit të njohur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Kavajës, bisedoi edhe me disa përfaqësues së bizneseve private për rritjen e pagave dhe domosdoshmërinë e ecjes me të njëjtin ritëm edhe të sektorit privat.

“E fundit që kam lidhur me këtë, – tha Kryeministri Rama, – se meqë pashë Xhat Bizhdilin që mezi më priste se do stadium, se ka një, si i thonë asaj “Halle, halle kjo dynja, halli-hallit nuk i ngjan”. Xhati do stadium dhe e kuptova që Xhati ishte përgatit për konfrontim këtu, nuk ishte përgatit thjesht për të dëgjuar punën e pagave.

Edhe kjo histori, lojtar futbolli me pagë minimale Xhat, nuk shkon. Jo “ça të bësh” se unë nuk po të them ty, se ti shyqyr që e ke mbajtur njëfarë ekipi kështu në hije, por flas dhe ata që janë në Superligë si quhet, por unë vetëm për të bërë stadiume jam, nuk jam për të shijuar performancat tuaja, por dhe në Superligë me pagë minimale sikur janë gra që punojnë makinë qepëse, sikur nuk hahet kjo gjë.

E di unë që do e rregullosh ti, po puna është që ti do stadium, si t’ia bëj unë? Jepja pak mikrofonin se rri më shef sikur e kam stadiumin në xhep e nuk po ja jap.

Xhat Bizhdili: “Unë kam qenë e do jem me dy gishta po sinqerisht që ky kryetar bashkie që kemi ne, na ka bërë më të majtë se të majtët. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër, po bëhet stadium në Durrës, Vlorë e Korçë, ne kërkojmë 1/4 e fondit të stadiumit të Vlorës, të Durrsit dhe të Korçës. E meritojnë, janë qytete më të mëdha”

Kryeministri Rama: “Jo, jo s’është puna janë qytete më të mëdha. Qytet më i madh mund të jetë edhe Kavaja, por kur vjen puna tek futbolli, Kavaja është Kavajë se qytet i madh ka qenë dhe Tirona, po Besa luante me Celtic. Apo jo? Stadiumet në Durrës, Vlorë dhe në Korçë do të bëhen në bashkëpunim edhe me biznesin. Kështu që nëse juve, ti i pari, mblidheni dhe bëheni këtu një grup dhe të jepni një kontribut, dhe jo të jepni kontribut që të luhet futboll, por të jepni kontribut dhe të merrni pastaj të shfrytëzoni të gjithë mjediset aty, dyqane, restorante, kafe, kjo na lehtëson ne që të marrim pjesë dhe futemi  të tre palët.

Ky më thotë mua, futemi ne si bashki. Këta si bashki do vijnë te unë, do thonë na jep lekët për stadiumin. Futemi ne thotë, si bashki. Në qoftë se ashtu, ne futemi të gjithë, qeveria futet me një pjesë, Federata nuk diskutohet do të futet me pjesën e vet, sepse mjedisi i brendshëm, ai mjedisi sportiv si të thuash, fusha etj, etj, janë të mundura të financohen nga federata, biznesi me një pjesë, pastaj dhe bashkia do të japë një dorë meqë ka dhe fondet më të mëdhaja këtu. Po e bëtë këtë, unë jam gati”.

Xhat Bizhdili: “Tani të mbarojë kjo”.

Kryeministri Rama: “Po kjo do mbarojë, po thuaj edhe atyre me dy gishta, i dhanë votën atyre që duan ta çojnë edhe Shqipërinë bashkë me Kavajën tek kategoria e 3-të. Këtu s’ka as stadium, këtu s’ka asgjë. Thuaja. Duan stadiumin, të na japin mundësinë ta bëjmë stadiumin. Se këtu nuk është punë politike. Po këtu ne na ndodhi, ishte për bukuri bashkia atje, e morët prapë ju. Bëtë ndonjë stadium kur e morët bashkinë? Jo.

Jo s’bëtë stadium, po të vetmet probleme, problemet që unë kam më këtë, problemet që kisha me atë tjetrin përpara, ishin projektet, duam lekë, duam fonde, këtu, atje, shefo DS4, DS5, kurse e morën këta, ju dmth ça ndodhi? Të vetmet probleme, u dha edhe një leje tjetër tek rëra në Golem. U dha edhe një leje tjetër tek pylli, u prenë dhe ca pisha. Të gjitha leje të paligjshme. Këtu ka arrit kulmi, këtu është dhënë leje ndërtimi për të prerë pisha e për të shkatërruar rërën nga sekretari i këshillit bashkiak, siç i jepnin në kohën që ishte njëri këtu, si e kishte emrin? Që ka qenë i famshëm? Që bënte pallate nëpër kodra? Ai mbante vulën me vete. Kur ishin ato karikuesit e celularëve me atë telin këtu, e mbante këtu vulën, pinte raki dhe i jepte lejet në kafe. Tani kështu s’ka. Doni ta ktheni Kavajën atje, kthejeni. Jo stadium, po do ta shembin edhe këtë se ky është DS5”.

Xhat Bizhdili: “Duhet ishte shembur”.

Kryeministri Rama: “Atëherë në qoftë se na jepni mundësinë ta ndërtojmë, sa të na jepni do të fillojmë projektin për ta ndërtuar. S’na e dhatë, do ta shembim edhe dil e luaj, shkoni luani të rëra që e keni zënë me ndërtime pa leje atje. Unë po të them edhe njëherë që stadiumin e Kavajës ne mund ta bëjmë. Projektin e kam unë përsipër, ne domethënë”.

Xhat Bizhdili: “E kemi bërë, super projekt”.

Kryeministri Rama: “Po emrin si e ka? Akoma Besa?”

Xhat Bizhdili: “Po Besa. Ka bërë Rrogozhina arena, Luzi arena, ndërkohë që kemi shkuar në fund fare. Këtu vetëm Besa.”

Kryeministri Rama: “Luzit bravo i qoftë se mos dëgjoj ata të Luzit të thonë çfarë ka me ne. Luzit bravo i qoftë se Luzi e di drejtimin, Luzi ecën vetëm përpara, ju ngelët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm “avanti”. Çfarë e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë?”

Etiketa: Besa e kavajesbizhdiliRamaSportstadiumi

Lajme të lidhura

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Një finale e parakohshme , Lazio kërkon “revansh” kundër Milanit për Kupën e Italisë
Sport

Një finale e parakohshme , Lazio kërkon “revansh” kundër Milanit për Kupën e Italisë

09:05 - 04/12/25
Para
Dinamo e Skënderbeu bëjnë detyrën, Flamurtari ndalet në Burrel

Dinamo e Skënderbeu bëjnë detyrën, Flamurtari ndalet në Burrel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com